Menu

Deputeti gjerman Beyer, mik i shqiptarëve dhe i anëtarit te KKD, filantropit Lazim Destani i kërkon Europës liberalizimin e vizave: Kosova është e rëndësishme, i plotësoi kushtet

Liberalizimi i vizave për Kosovën është bërë temë diskutimesh në Bundestagun e Gjermanisë. Kjo, falë deputetit Peter Beyer, i cili një ditë më parë, i ka kërkuar kolegëve të tij në parlmentin gjerman, që të merret vendimi sa më parë nga Unioni, për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. Njëkohësisht, Meyer është shprehur pro vazhdimit të misionit të KFOR në Kosovë, “pasi sjell stabilitet dhe siguri në këtë vend”. “Unë e mbështes Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimin Evropian. Misioni i KFOR-it është një pjesë e rëndësishme e kësaj, sepse sjell stabilitet dhe siguri në vend. Në fjalën time plenare sot, prandaj unë u shpreha qartë në favor të vazhdimit të mandatit”, shkruan deputeti Meyer. Ndërkohë, Alert.al, ka zbardhur fjalimin e tij në Bundestagun gjerman, ku është shprehur qartë për heqjen e barrierave ndaj qytetarëve të Kosovës dhe liberalizimin e vizave. Peter Beyer, është njëherësh dhe Raportuesi për Kosovën në Këshillin e Evropës.

Deputeti Meyer shprehet në fjalimin e tij se, Kosova është e rëndësishme.

Ja fjala e plotë e deputetit të Bundestagut gjerman, mbajtur dje para kolegëve të tij:

“Liberalizimi i vizave duhet të ndodhë tani dhe menjëherë.

Këtë mendim ja kemi transmetuar Holandës dhe Francës, duke qenë se të gjithë e dinë, dhe Parlamenti Europian e ka pranuar, që Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret e vendosura nga ne (PE) për ëe përfituar liberalizimin e vizave. Prandaj, duhet të vazhdojmë të flasim me këto dy vende, ka të bëjë edhe me kredibilitetin e BE-së.

Kosova është e rëndësishme, njerëzit e Kosovës janë shumë të rëndësishëm dhe po aq të rëndësishëm janë ushtaret dhe civilët që për mbi 20 vite po shërbejnë në misionin KFOR dhe prandaj ju them vetëm Faleminderit për këtë punë të arritur, kaq të rëndësishme!

Kemi përseri një qeveri të re në Prishine, qeveria e dytë “Kurti”, i cili ka luftuar me shumë pritshmëri brenda dhe jashtë vendit. Forca e qeverisë është më prezente, është theksuar lufta kunder korrupsionit, por dua të them që shpresoj që procesi i normalizimit me fqinjin verior Serbinë të trajtohet po me kaq prioritet dhe kjo deklaratë, që mungon nga presidentja, të jetë direkt nga shteti.

Ka shumë ide, fatkeqësisht edhe në kohët e fundit, që të ketë një qasje të njëjtë për të gjashta shtetet e Ballkanit Perendimor, që të gjitha të vleresohen së bashku nga BE. Dua të them se ata që e mbështesin këtë ide duhet të kuptojnë që kjo do të çonte në një dështim total të politikave të zgjerimit që BE ka ndjekur këto 10 vitet e fundit dhe unë e kundërshtoj qartësisht këtë ide.

Dua ta mbyll para presidentes me detyra shtëpie. Kush nuk i bën detyrat e shtëpisë nuk pranohet në shkolle dhe po ashtu është më larg afrimit drejt BE-së. Ata që nuk bëjnë reforma dhe ata që nuk lëvizin përpara, nuk mund t’i afrohen BE-së. Prandaj, i bej apel Qeverisë “Kurti”, sinqerisht i besoj Albin Kurtit, që do të bëhen më të guximshëm kur vjen puna për Veriun e Kosovës, ku po pastrohet popullsia në komunitet, më në fund të implementohet, më në fund të ushtrohet presion nga populli ndaj qeverisë kosovare, pavarësisht cila parti është në pushtet, jane të detyruar: Bëni detyrat e shtëpisë!”.

Por, fjalimi i një dite më parë, nuk ishte i rastësishëm dhe as thirrja e tij e parë për liberalizimin e vizave me Kosovën. Peter Beyer, njihet mbështetës i shqiptarëve dhe mik i filantropit nga Tetova, Lazim Destani. Ky i fundit, është njëri ndër zërat më të fuqishëm të çështjeve shqiptare në botë, të lobimit pro shqiptarëve.

Në të njëjtën frymë ka qenë edhe takimi i 31 tetorit 2020, ku Z.Destani e priti në Dyseldorf, deputetin e Bundestagut.

Deputeti i Bundestagut, Peter Beyer dhe filantropi Lazim Destani

Gjatë takimit të asaj kohe, Destani dhe Beyer diskutuan mbi tema të ndryshme që lidhen me rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe me diasporën tonë në Gjermani. “Deputetin Beyer, njoftonte Destani në atë kohë, që është dhe Anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestag, e njoftova në përgjithësi mbi aktivitetet e Këshillit Koordinues të Diasporës Shqiptare dhe në veçanti, me aktivitetet që lidhen me komunitetin shqiptar në Gjermani. Në këtë kontekst, biseduam edhe mbi çështjen e Liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, për të cilën gjë KKD para tre muajsh i dërgoi shkresë zyrtare Kancelares Merkel, dhe kësaj teme Z.Beyer i kushtoi vëmendje të veçantë”.

Më 14 nëntor 2020, Peter Beyer, pati dhe një bisedë online me mikun e tij Destani. Në këtë bisedë online, morën pjesë dhe anëtarët tjerë të Këshillit Koordinues të Diasporës, kontributi i të cilëve, sipas filantropit, ka qenë i çmueshëm në çdo sfidë të përbashkët. Gjatë bisedimit të përbashkët, një çështje e rendësisë së veçamtë ka qenë edhe liberalizimi i vizave për shqiptarët e Kosovës. Gjatë bisedës me deputetin gjerman, Lazim Destani u shprehet këmbngulës, që një orë e më parë Kosova të njoh lirinë e daljes në Europë me pasaporta. “Për këtë qëllim, është angazhuar edhe deputeti Peter Beyer, i cili është edhe Raportues i Marrëdhënieve Transatlantike dhe Ballkanit Perëndimor. Kështu, vet Gjermania mbetet mbështetëse në këtë proçes të rendësishëm për t’i dhënë dritë një ëndërre të madhen për Kosovën”, deklaroi Destani pas takimit.

Këtë investim ndaj shqiptarëve, anëtari i KKD-së, e ka bërë prej shumë vitesh. Si një punë e palodhur, por gjithmonë në kërkim të rezultateve të reja e shpresë-dhënëse, Destani beson se investimi më i mirë është ndihma ndaj kombit dhe etnisë shqiptare. Kjo është edhe arsyeja se përse biznesmeni Lazim Destani ka mbështetur kauza të kombëtare por edhe rajonale.

“Në këtë takim shumë miqësor, diskutimet tona u përqendruan tek sfidat dhe gjendja e përgjithshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjatë bisedave mes anëtarëve të KKD dhe Z.Beyer vend të posaçëm zuri çështja e integrimit të vendeve të rajonit në Bashkimin Europian, liberalizimi i vizave për Kosovën, situata politike dhe gjendja ekonomike në vendet e rajonit, si dhe programet e BE-së për investime në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha filantropi.

Ndërkohë, si njohës i mirë i zhvillimeve në rajonin tonë, deputeti Beyer vuri në pah se, Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës dhe se po punohet për integrimin e këtyre shteteve në Bashkimin Europian. Ai e nënvizoi dhe rëndësinë e plotësimit të kushteve nga ana e vendeve të Ballkanit Perëndimor, reformat që duhet t’i kryejnë këto vende. Gjatë fjalës së tij Z.Beyer në mënyrë të veçantë nënvizoi përpjekjet e Gjermanisë për liberalizimin e vizave, për qytetarët e Kosovës si dhe rikonfirmoi se, vendi i tij vazhdon të jetë mbështetës i fuqishëm i procesit të integrimit europian si dhe i bashkëpunimit mes vendeve të rajonit”.

Pak muaj më vonë, më 17 shkurt 2021, Peter Beyer  ka uruar popullin e Kosovës për 13-vjetorin e Pavarësisë, duke kërkuar që kosovarëve t’iu hiqen vizat. Beyer, përmes një postimi në Facebook ka shkruar atëherë se, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një premtim i parealizuar i BE-së.

“Siç kishte thënë ambasadori Prof. Wolfgang Ischinger: “Ok, le ta bëjmë tani! Liberalizimi i vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës është një premtim i parealizuar i BE-së. Ka vonuar shumë – kredibiliteti i BE është në rrezik! “- me të cilën unë pajtohem plotësisht dhe e përforcoj duke thënë: Nuk ka më justifikime të ndyra. Liberalizimi i vizave tani!”, ka shkruar Beyer më 17 shkur të këtij viti.

Më 14 korrrik 2020, Këshilli Koordinues i Diasporës, anëtar i të cilit është dhe Z.Destani, i dërgoi një letër Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel. “Zonja Kancelare! Përmes kësaj letre dëshirojmë angazhimin Tuaj për liberalizimin e vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës. Shtetasit e Kosovës janë të vetmit në Evropë që nuk mund të udhëtojnë në Zonën Schengen pa viza, edhe pse institucionet shtetërore të këtij vendi i kanë plotësuar detyrat e caktuara nga Bashkimi Evropian për këtë qëllim. Për më tepër, Komisioni Evropian e ka dhënë pëlqimin për liberalizimin e vizave. Ky kufizim i lëvizjes nuk prek vetëm shtetasit e Republikës së Kosovës por edhe anëtarët e familjeve të tyre që janë nënshtetas të vendeve ku aplikohet sistemi i vizave Schengen. Vetëm në shtetet ku flitet gjuha gjermane (Gjermani, Austri, Zvicër) jetojnë më shumë se 700,000 shqiptarë nga Kosova. Pamundësia e vizitave të rregullta për familjet e tyre nga Kosova ndikon në të drejtën e tyre themelore për jetë familjare, e drejtë që mbrohet nga Konventa Evropriane për të Drejtat e Njeriut. Jemi shumë mirënjohës që Ju personalisht dhe Gjermania, po e mbështesni prej kohësh liberalizimin e vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës dhe shpresojmë që gjatë Presidencës Gjermane të Këshillit të Bashkimit Evropian, kjo gjë të bëhet realitet”m thuhet ndër të tjera në letrën që KKD i drejtonte Kandelares Merkel.

Këshilli Koordinues i Diasporës

Përgjigjia e saj erdhi më 19 janar 2021. “Ne kërkojmë falje për faktin se vetëm tani po ju përgjigjemi. Letra e Këshillit Koordinues të Diasporës shqiptare e datës 14 Korrik 2020 gjithashtu arriti drejtpërdrejt tek Kancelarja. Sidoqoftë, në përputhje me procedurën e zakonshme me letra drejtuar shtypit, nuk u dha asnjë përgjigje. Gjatë Presidencës gjermane të Këshillit të BE‐së, çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën u vu në axhendat e grupeve përgjegjëse të punës së Këshillit, si dhe u diskutua atje. Sidoqoftë, kjo hasi në skepticizëm të qartë nga disa shtete anëtare të BE‐së”, sqaron në letër përgjigjen e tij kreu i Kancelarisë Federale Gjermane, Ministri Federal, Prof. Dr. Helge Braun. Sipas Braun, për përpunimin e mëtejshëm të dosjes tani pritet një raport i azhurnuar nga Komisioni Evropian mbi përmbushjen e kritereve të udhërrëfyesit të vizave (Visa‐Roadmap). “Kjo është akoma në pritje. Ne dëshirojmë t’ju falënderojmë pëzemërsisht për përpjekjet tuaja në këtë çështje, si dhe për kontributin e ekspertizën tuaj dhe mbajtjen e kontakteve të mira me vendimmarrës të rëndësishëm në vendet e Ballkanit Perëndimor”, përfundon ai në letrën drejtuar KKD-së.

Alert.al / Granit SOKOLAJ

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed