Menu

DHBD, mërrëveshje me Universitetin Polis. Lazim Destani e Ardian Lekaj: Ofertës i duhen profesionistë, remitancave, Instrumentit Financiar i Diasporës / Foto-Video

Bashkëpunimi mes diasporës shqiptare me Universitetin Polis në Tiranë, shkëmbimi i eksperiencave, formimi profesional i të rinjve dhe mundësia e përafrimit të kërkesës me ofertën, sipas fushave specifikave mes të diplomuarve dhe biznesit, ishin thelbi i marrëveshjes së nënshkruar sot mes Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare dhe Universitetit Jopublik Polis në Tiranë.
Në një aktivitet që mbante brenda vetes dy evente të ndryshme, në mjediset e Polis, përfaqësues të Dhomës së Biznesit të Diasporës, universitetit, sipermarrës të suksesshëm, profesorë, Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, dita nisi me “Mirëmëngjes Diasporë”, një takim miqësor ku spikati shkëmbimi i ideve të ndryshme për bashkëpunim mes palëve, për mbështetjen e të rinjve, formimin profesional të tyre, intershipet apo dhe shkëmbimet e eksperiencave. Eventi i dytë ishte Tryeza e Opinioneve mbi nismën e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare dhe Polis Bisiness School, për kanalizimin e Remitancave në investime strategjike, përfshirë edhe arsimin e lartë në Shqipëri. Në këto aktivitete, ishin të pranishëm, Presidenti i Nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Z.Lazim Destani, kryetari Ardian Lekaj, nënkryetarja Elisabeta Katiaj, Rektori i Universitetit Polis, Besnik Aliaj, Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtëm, Znj.Artemis Malo, Luljeta Minxhozi, Zëvendësguvernatore e Bankës së Shqipërisë e dhjetra figura të tjera nga anëtarë të Dhomës së Biznesit të Diasporës, të Polis, universiteteve publike UBT dhe UAMD etj.

Objekti i kësaj Marrëveshje Bashkëpunimi është krijimi i marrëdhënieve të bashkëpunimit ndërmjet Universitetit POLIS dhe DHBDSH. Bashkëpunimi ndërmjet të dyja palëve do të përfshijë:
Organizimin e aktiviteteve nga të dyja palët për promovimin fushave të përbashkëta të interesit.
Universiteti POLIS do të asistojë DHBDSH, me kapacitetet e tij akadamike dhe profesionale, në organizimin e trajnimeve dhe seminarëve profesionalë me qëllim rritjen profesionale dhe certifikimin e profesionistëve të lirë, që janë pjesë e DHBDSH, ose partnerëve të tij.
DHBDSH do të asistojë POLIS në procesin e mësimdhënies, në Programet Mësimore BBA (Bachelor në Administrim Biznesi) dhe MBA (Master Shkencor në Administrim Biznesi), duke mundësuar që stafi i tij ekzkekutiv, ose i partnerëve të tij, të ofrojë leksione për studentët, për tema specifike, ku profesionalizmi dhe eksperienca e tyre mundëson ekselencë dhe vlerë të shtuar.
DHBDSH do të mundësoj praktika profesionale (internship) për studentët e POLIS, në Programet Mësimore BBA dhe MBA, sipas nevoja edhe kërkesave të përcaktuara dhe të dakordësuara nga të dyja palët.

Besnik Aliaj, Rektori i Polis, duke përshëndetur marrëveshjen, tha se kjo është një ndër bashkëpunimet e univeristetit që ai drejton me institucione të rëndësishme, siç është Dhoma e Biznesit të Diasporës.

Kryetari i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Z.Ardian Lekaj, në fjalën e tij, duke thënë se, remitancat, të cilat jorastësisht sipas ekonomistit Dilip Ratha, i njohur në analizimin e tyre, cilësohen si “hiden force në zhvillimin ekonomik, veçanërisht për vendet në zhvillim”, përfaqësojnë përfitimin më të drejtpërdrejtë dhe më të shpejtë ndaj familjeve të emigranteve dhe ekonomisë në tërësi gjithashtu.

“Disa nga problematikat që shoqërojne sot remitancat dhe ciklin e tyre në ekonomi janë: Kanalizimi dhe prenetrimi i tyre kryesisht në formën cash; Vështirësia në identifikimin e tyre për shkak të informalitetit; mungesa e logjistikës bankare dhe kostot e larta. Remitancat, në kushtet e zhvillimeve aktuale ekonomike, duhet të konsiderohen dhe trajtohen si një kategori dhe burim thelbësor në ekonomi. Për më tepër në kushtet e ngadalësimit dhe përkeqësimit ekonomik për shkak të krizës nga COVID-19 dhe krizës aktuale për shkak të konfliktit Rusi-Ukrahinë, shtrohet pyetja se në ç’drejtim duhet të orientohen masat e nevojshme për një reagim efektiv ndaj flukseve rënëse të remitancave?”, tha Lekaj, sipas të cilit, “në këto kushte, specifikisht për rastin e Shqipërisë, Dhoma e Biznesit të Diasporës vjen me disa këshilla konkrete”. “Krijimi i një iniciative të strukturuar ndërkombëtare për përmirësimin e të dhënave për Remitancat;
Avantazhe fiskale, për ofruesit e shërbimeve të remitancave, në shërbim të uljes së tarifave të paguara nga dërguesit dhe pritësit;
Krijimi i “Instrumentit Financiar të Diasporës”, si një mjet për të rritur konkurrencën në treg në industrinë e Remitancave;
Përdorimi i teknologjisë digjitale dhe avancimi në mënyrë adekuate dhe të përshtatshme, duke u bazuar në vlerësimin e rriskut;
Kanalizimi dhe transmetimi i tyre në investime që garantojnë zhvillimin social – ekonomik dhe decentralizim të zhvillimit lokal”, ishin propozimet e Dhomës.

Ndërkohë, Presidenti i Nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Z.Lazim Destani, njëherësh dhe biznesmen i suksesshëm dhe filantrop, në fjalën e tij gjatë “Tryezës së Opinioneve”, shprehu kënaqësinë e tij, që ndodhej në këtë ngjarje me peshë ku takohen Arsimi dhe Biznesi, si dy faktorë të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, shoqëror e kulturor.
“Në shumë forume e takime, si Tryeza e sotme e organizuar këtu në Universitetin Polis, është thënë dhe konsiderohet si konstatim gjerësisht i pranueshëm se Diaspora paraqet kapitalin më të rëndësishëm njerëzor e financiar për zhvillimin e vendeve tona. Duke qenë kaq e çmueshme kjo pjesë e kombit tonë, mendoj se të gjithë faktorët relevant duhet të bëjnë përpjekje të pandalshme për ta organizuar këtë potencial madhor e për ta bërë atë sa më efektiv për zhvillimin e rajonit tonë.

Potencialin financiar apo në përgjithësi të mirat që vijnë nga Diasporagjithmonë kanë qenë shumë të nevojshme madje jetike për familjet shqiptare gjithandej trojeve tona. Për dallim nga e kaluara sot ky potencial është më i fuqishëm se kurrë më parë, andaj, ky kapital duhet të motivohet, të stimulohet, të zhvillohet e të kanalizohet nga institucionet e vendit pasi vendet tona e kanë më se të nevojshëm. Këtu nuk e kam fjalën vetëm për institucionet publike dhe qeveritare por edhe për sektorin mësimor akademik, në mënyrë që të formohetai trekëndëshi sinergjik midis sektorit të biznesit, sektorit të arsimit dhe atij të qeverisë e të shoqërisë civile.
Roli i arsimit, shkolla e mesme profesionale e posaçërisht arsimi i lartë profesional, mbetet faktor kyç për ritmin e zhvillimit ekonomik dhe të ngritjes së standardit të jetesës. Aktualisht, tregjet tona të punës tregojnë se janë në situatë asimetrike, pra kemi ofertë të tepërt të profileve të caktuara ndërsa mungesë të konsiderueshme të profileve të tjera specifike.
Gjatë përvojës sime tashmë prej gjysëm shekulli në botën perëndimore, dhe sidomos gjatë periudhës fillestare kur fare i ri dola në Gjermani, e kam parë se sa i rëndësishëm është roli i përgatitjes profesionale në përputhje me kërkesat e tregut të punës. Sot në trojet tona, mungesa e kuadrit profesional shihet edhe nga bisedat me shumë kolegë biznesmenë të cilët kanë projekte të gatshme për investime në sektorë të ndryshëmndërkohë që druajnë se nuk gjejnë profesionistë të profileve përkatëse.

Stafet akademike të universiteteve anembanë trojeve tona besoj se janë në dijeni për këtë. Në takimet e këtilla, krahas temave të ndryshme, mendoj se është mirë të diskutohen edhe aspekte tëarsimit profesional si temë qëkërkon vëmendje, sidomos kur është fjala te shkollat profesionale të arsimit të mesëm. Shpresoj që sa më shpejt të lëvizin gjërat në këtë drejtim pasi përgatitja profesionale dhe balancimi i ofertës dhe kërkesës në tregun e punës është një nga kushtet kryesore që çon drejt suksesit, përparimit dhe mirëqenies.
Për ta mbyllur fjalën time përshëndetëse, unë ju përgëzoj për punën e çmueshme akademike në Universitetin Polis ashtu siç e çmoj në përgjithësi misionin dhe punën e ndritur që bëjnë të gjithë mësuesit e pedagogët kudo që ata jetojnë e punojnë, në trojet tona e në Diasporë.
Uroj gjithashtu marrëveshja e bashkëpunimit mes Dhomës së Biznesit të Diasporës dhe Universitetit Polis të jetë sa më e suksesshme, si dhe në mbështetje të gjeneratave të reja në përgatitjen dhe ecjen me sukses në karrierën e tyre profesionale”, tha Desani.
Në fud të Tryezës, pjesëmarrësit shkëmbyen ide dhe opinione të ndryshme në lidhje me mundësitë e kontributit, por edhe bashkëpunimit të diasporës me Shqipërinë, ku theksi u vendos nga të gjithë, në krijimin e “Instrumentit Financiar të Diasporës”.

Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed