Menu

Ecolog International e familjes së Lazim Destanit mbështeti Forumin e Prespës

Konferenca Ndërkombëtare në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog në Ohër të Maqedonisë së Veriut, me titull “Vendet e Ballkanit – Pjesa që mungon për të qenë Europa e plotë”, është mbështetur nga gjigandi ndërkombëtar, kompania në pronësi të familjes Destani, “Ecolog-International”. Në konferencën 2-ditore të mbajtur Prespë, që u organizua nga Qeveria e Shkupit, merrnin pjesë zyrtarë të lartë e diplomatë nga Bashkimi Europian dhe ShBA si, Philip Reeker, Johannes Hahn, Mathew, Nimetz, Lordi Robertson, e të tjerë.

“Ecolog International” mbështeti Dialogun e Forumit të Prespës (PFD) – një platformë e krijuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të forcuar partneritetin midis vendeve, udhëheqësve dhe organizatave. Gjatë dy ditëve të forumit, kryeministrat e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Greqisë, përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara, shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të mediave patën mundësinë për të diskutuar në lidhje me forcimin e stabilitetit dhe zhvillimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, me qëllim integrimin evropian. Pjesëmarrja e “Ecolog” në këtë forum është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të kompanisë për të mbështetur një rajon më të lidhur dhe të integruar. Nga disa panele të mbajtura paralelisht, mes pjesëmarrësve, si një folës kryesor ishte Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari, Mathew Palmer. Zyrtarë të lartë dhe diplomatë nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, të tilla si Philip Reeker, Johannes Hahn, Mathew Palmer, Lord Robertson dhe të tjerë ishin pjesë e forumit.

Gjithashtu, në këtë konferencë, për dy ditë me radhë ishte i ftuar dhe Kryetari i Bordit Drejtues të “Ecolog International”, filantropi Lazim Destani, i cili u nderua dhe me një çmim vlerësues, për punën e tij të palodhur dhe kontributin për zhvillimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ecolog International është themeluar nga Nazif Destani, djali i filantropit Lazim Destani. Ecolog është një ofrues global i zgjidhjeve cilësore, të besueshme, të integruara të shërbimeve, që mbështet qeverinë, organizatat humanitare dhe private në veprimtaritë e tyre, kudo, në çdo kohë. Ndërsa nëpërmjet markës EcoCare, është bërë kompania lider në testimet dhe vaksinimet për Covid-19 në Europën Perëndimore.

Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed