Për dy ditë me radhe u mbajt në Ohër Konferenca Ndërkombëtare, “Forumi i Prespës për Dialog”, platformë kjo e linçuar vitin e kaluar nga Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut. Ky forum, synon thellimin e raporteve ndërfqinjësore dhe avancimin e bashkëpunimit rajonal, duke pasur për bazë mbrojtjen, promovimin dhe kanalizimin e dobive dhe peshës që kanë për vendin dhe rajonin tre marrëveshjet substanciale, Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshja e Fqinjësisë me Bullgarinë si dhe Marrëveshja e Prespës.
Ashtu si vitin e kaluar, “Forumi I Prespës” u mbështet financiarisht nga kompania Ecolog-International, e familjes së filantropit Lazim Destani nga Tetova. Si kompani ndërkombëtare, por edhe me standard ndërkombëtare ndaj përgjegjësive sociale dhe shoqërore, edhe këtë herë Ecolog ishte ishte Sponsor Platinum (gjenelal) i këtij eventi me peshë të madhe për Maqedoninë e Veriut dhe gjithë rajonin.
Tema e Forumit të sivjetmë është “Dizejnimi i të ardhmes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në arkitekturën moderne evropiane të sigurisë” dhe në të morën pjesë krerët e vendeve të rajonit tonë si dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian e të organizmave ndërkombëtare.
Të pranishëm gjithashtu janë personalitete nga komuniteti akademik, ai i biznesit si dhe nga shoqëria civile. Po ashtu, për të dytin vit radhazi, i ftuar ishte dhe Kryetari I Bordit Këshillimit të Ecolog International, njëherësh filantropi dhe patrioti Lazim Destani.
Edhe vitin e shkuar, Ecolog ishte mbështësi kryesor I këtij forumit, ndërsa Z.Destani u nderuar me çmim vlerësues për punën e palodhur dhe kontributin e tij dhe të familjes së tij.
Në linkun e mëposhtëm gjeni lajmet per Forumin e Prespes te Vitit 2021
Alert.al
LINI NJË KOMENT