Një karvan i gjatë i kamionëve me ndihma është nisur drejt Skenderajt, Mitrovicës dhe Klinës, komuna këto të cilat pësuan dëme të mëdha materiale pas përmbytjeve ditëve të fundit.
Ndihmat për mijëra familje vijnë nga kompania e njohur “Ecolog” e filantropit dhe biznesmenit Lazim Destani. Pakot me ndihma përmbajnë produkte bazike dhe do të dërgohen në shtabet e emergjencave të komunave dhe pastaj do t’u shpërndahen familjeve në zonat më të dëmtuara nga përmbytjet. Kjo nuk është hera e parë, pasi kompania “Ecolog” ka ndihmuar edhe në forma të tjera këto komuna pas përmbytjeve javën e kaluar. Nga llogaritjet fillestare që kanë bërë komunat deri më tani, dëmet nga përmbytjet mund të jenë miliona në ekonomitë familjare, por edhe në infrastrukturë.
Kompania “Ecolog” e filantropit Lazim Destani ka ndihmuar familjet shqiptare, të cilat u dëmtuan rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit që goditi Shqipërinë. Kompania “Ecolog” ishte ndër të parat që u solidarizua duke dërguar ndihmat e para në zonat më të prekura. Nga Tetova u nisën 3 kamione 12 tonesh dhe një furgon nga kompania “Ecolog” të cilat iu dorëzuan Shtabit te Emergjencave Civile.
Qendra Alert/Alert.al
LINI NJË KOMENT