Menu

Enik Shytermeja: Do punojmë për të përmbushur kapitujt e integrimit, vonesat t’ja lëmë politikës

Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Enik Shytermeja Konsulent IOM për Mjedis dhe Turizëm ka folur për ekspertizën, njohuritë dhe kontributin që sjellin shqiptarët që jetojnë jashtë vendit për Shqipërinë.

“Pjesën e përfshirjes së Diasporës e shoh në dy nivele. Në nivelin klasik, aksion që është zhvilluar në Shqipëri, projekt që është thithja e trurit për t’u stabilizuar, është tejet i vështirë pasi kërkon një farë zgjedhje në aspektin profesional. Dhe alternativa e dytë është thithja e trurit në distancë, evolimin tonë në bazë të ekspertizës që këmi në fushën e kërkimit shkencor ose teknik për Ministritë e linjës në Shqipëri, për të ndihmuar dhe për të mbuluar ato aspekte që mund të jenë pak bosh, mungesë kapaciteti apo në aspektin financiar. Të hapim dhe të përfundojmë me sukses kapitujt e integrimit. Këto kapituj kërkojnë analizë dhe ekspertizë teknike duke përdorur këtë burim shqiptarësh prej 1.7 milionësh që jemi jashtë dhe me njohuri në institucionet tona përkatëse, që të kontribohet edhe në Shqipëri në mënyrë indirekte. Detyrat janë të shumta, unë jam fokusuar te kapitulli 27 tek mjedisi, ndër më të rëndësishmit. Është kapitull tejet kompleks, edhe pse puna jonë me IOM, me ekspertë të ndryshëm duke përfshirë dhe atë ligjor, procedurën e punës të ndarë në disa faza. Hapi i parë është studimi i situatës aktuale, bëjmë analizën e boshlleqeve ligjore dhe teknike në Shqipëri e bëjmë në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Agjencinë Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Mjedisit. Më pas kemi detajuar një plan strategjik afatshkurtër për t’i shërbyer nevojave emergjente dhe aftatmesëm në kuadër të integrimit. Detyrat janë të shumta për integrimin, është një kapitull tejet kompleks, bashkëpunoj me një ekip të IOM, kemi ekspertizë me konsulentë të ndryshëm. Procedurën e punës e kemi të ndarë në disa nivele, mbi analizën teknike, ligjore në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit. Një nga boshlleqet e Shqipërisë është burimet njerëzore në aspektin financiar. Kemi iniciuar marrëveshje me Ministritë, që janë praktikat më të mira. Duke ditur vështirësitë e Ministrisë në aspektin buxhetor, jemi fokusuar tek cilësia e ajrit, kemi lancuar satelitët, mungon ekspertiza dhe po e forcojmë ne. Cilësia e ajrit në Tiranë nga matjet që kemi është e mirë, nuk është aq negative sa e parashtrojmë nga trafiku. Kemi propozuar se si të dizenojmë një rrjet monitorimi, bazuar në sistem të dhënash. Ajo që duhet është trajnimi i vazhdueshëm. Ne e kemi këtë trajnim, atë që ofrojmë është shkëmbim idesh, njohurish pak a shumë teknik, ideve të qarta për të kërkuar financim dhe si t’i ndërmerrni sa më shpejt për t’i përmbushur kapitujt dhe t’ja lëmë politikës vonesat. Jemi optimistë synojmë t’i bëjmë optimistë edhe shqiptarët në Shqipëri”-tha Enik Shytermeja.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed