Klubi i Futbollit Shkëndija, zhvilloi një ndeshje miqësore në Zvicër me ekipin e Wil, ku duket se në qendër të vëmendjes s’ka qenë vetëm loja, por argëtimi e festa për mijëra shqiptarët që jetojnë në Zvicër e që e ndoqën nga afër.
Siç e ka përshkruar dhe vetë Presidenti i Klubit të Futbollit Shkëndija, filantropi e biznesmeni Lazim Destani, festa në stadiumin e Wil ka nisur 2 orë para fërshëllimës së parë të arbitrit, falë edhe bashkëpunimit me Xhaminë e Wil-it. Klubi e kishte organizuar këtë aktivitet, në bashkëpunim dhe me Shoqeërinë Kulturore “Xheladin Zeqiri” të Tetovës dhe grupin e njohur muzukor Elita 5.
Në një fjalë përshëndetëse para fillimit të ndeshjes, Z.Destani, ndër të tjera ka thënë se ishte falenderues për shtetin e Zvicrës për ërkrahjen e vazhdueshme që I jep popullit shqiptar.
“Këtu punojnë dhe shkollohen qindra mijra shqiptarë. Kjo është për t’a vlersuar lart. Po ashtu, dëshiroj ta potencoj se, edhe gjuha shqipe gjithmone e me shumë po etablohet edhe në institucionet zvicerane”.
Fjala e Z.Destani në stadiumin e Wil:
“Të dashur bashkatdhetarë, të nderuar të pranishëm, miq dhe gjithë ju vëllezër e motra që jeni tubuar sot këtu për ta përshëndetur ardhjen e Shkëndijës në Zvicër
Ky është një moment i veçantë për Shëndijën, jo sepse nuk e kemi parë të luajë në Europë, por për faktin se këtu në Zvicër Shkëndija vjen për herë të parë dhe ku ne kemi aq shumë bashkatdhetarë e mbështetës të klubit kuqezi.
Ne të gjithë jemi krenarë për arritjet e Shkëndijës në ligat europiane. Milan, Totenhem, Red Bull Salzburg, Rosenborg janë vetëm disa nga skuadrat e nivelit të lartë të futbollit europian me të cilat Shkëndija është përballur gjatë këtyre viteve.
Te këto dhe te shumë ndeshje të tjera nëpër Europë ne e kemi parë se Shkëndijës nuk i ka munguar kurrë mbështetja masovike e bashkatdhetarëve tanë. Ata madje bënin qindra e mijëra kilometra rrugë për të arritur aty ku do të luante skuadra kuqezi e Shkëndijës. Dhe ja sot si shpërblim për mërgimtarët tanë të kësaj ane, ne sollëm Shkëndijën për ta bërë këtë ndeshje këtu në mes të Zvicrës, pra një ndeshje miqësore e festive për të na sjellë kënaqësi të gjithëve.
Me këtë rast i falënderoj përzemërsisht të gjithë ata që u angazhuan për organizimin e kësaj ndeshje. Merita të veçanta ka iniciatori i këtij aktiviteti, imami Bekim Alimi, dhe sigurisht, nga ana e Klubit të Wil-it Faton Ramadani si dhe Kryesia e drejtuesit e Klubit të Wil-it të cilët me kënaqësi e përqafuan këtë ide. Krahas futbollit kjo ngjarje shpalos dhe vlera nga trashëgimia jonë kulturore. Këtu sot i kemi dhe artistët tanë të nderuar që kanë ardhur për t’ia shtuar kënaqësinë e bukurinë kësaj ngjarje. Pra në mes të Zvicrës, këtu në Wil, sot të gjithë së bashku kemi krijuar një ambient të ngrohtë me karakter kombëtar, tamam si të ishim në vendlindje, në atdheun tonë.
Jam shumë i lumtur që shoh kaq shumë bashkatdhetarë që keni ardhur për ta ndjekur këtë ndeshje. Gëzohem që në këtë mes e kemi të pranishëm një emër të madh të sportit, i cili arriti majat e suksesit botëror në disiplinën e mundjes, shkupjanin e nderuar Shaban Tërstena.
Dhe në përfundim të fjalës sime, Deshiroj te falemenderoj shtetin Zviceran per perkrahjen e vazhdueshme qe i jep popullit shqiptarë. Ketu punojne dhe shkollohen qindra mijra shqiptarë. kjo eshte per ta vlersuar larte. Po ashtu deshiroj ta potencoj se edhe gjuha shqipe gjithmone e me shume po etablohet edhe në institucionet zvicerane.
Ju faleminderit!”
Atmosferën në stadiumin e Wil në Zvicës, ku ekipi I shkëndijës fitoi 1:3, e ka përshkruar në rrjetet e tij sociale edhe Presidenti Z.Lazim Destani një ditë më vonë.
“Kënaqësi të veçantë e plot emocion na solli mbrëmë ndeshja miqësore e futbollit Wil – Shkëndija në Zvicër. Kjo nuk ishte thjesht një ndeshje e zakonshme miqësore mes dy skuadrash, por më shumë se kaq. Ashtu siç e prisja, këtu gjeta një festë të vërtetë, një atmosferë madhështore, me tribunat e stadiumit të mbushura përplot nga bashkatdhetarët tanë”, shkruan Destani. Sipas tij, “dy orë para fillimit të ndeshjes nisi festa. Për të performuar këtu kishte ardhur enkas nga Tetova Shoqëria Kulturo-Artistike ‘Xheladin Zeqiri’ dhe Grupi i njohur muzikor ‘Elita 5’. Këtu u hodh vallja dhe jehoi kënga shqipe, e ndjekur nga mijëra bashkatdhetarë që i kishin stolisur tribunat e stadiumit me flamujt kombëtarë. Dhe për t’ia shtuar bukurinë kësaj feste aty ishin dhe mundësit (pehlivanat) në mesin e të cilëve po e veçoj kampionin botëror, Shaban Tërstena”.
“Atmosfera festive nuk ishte vetëm brenda stadiumit, ajo ndihej madje edhe nëpër rrugët e Wil-it dhe të krijonte ndjesinë si të ishe në ndonjë qytet në viset tona! Kjo ndeshje e Shkëndijës i mblodhi në këtë qytet zviceran gjithë ata bashkatdhetarë që vinin nga të gjitha trojet tona. Dhe kjo atmosferë e këndshme, ashtu si gjithë të tjerëve, më solli gëzim të papërshkrueshëm.
Organizatorët i falënderoj përzemërsisht për ftesën si dhe për kontributin e tyre për t’i sjellë një ditë të këtillë festive komunitetit të diasporës sonë në Zvicër. Në veçanti falënderoj imamin e xhamisë së Wil-it Bekim Alimi dhe stafin e tij, si dhe anëtarin e Bordit të FC Wil, Faton Ramadani.
Pre disa vitesh me radhë, ekipi i futbollit tetovar po shkëlqen në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, që në kohën kur drejtimin e mori Presidenti Lazim Destani dhe kompania ndërkombëtare, pronë e familjes së tij, Ecolog International. Madje, ecuria e mirë ka qenë edhe në kualifikuese për në kupat e evropës për disa vite rresht.
Lazim Destani, Kryetar i Bordit Këshillimpr në Ecolog International, ndër të tjera është dhe një ndër përkrahësit dhe mbështetësit e diasporës shqiptare në botë, për të cilën organizon dhe dhjetra aktivitete çdo vit.
Dje ne Wil te kantonit te Saint Galenit në Zvicer u zhvillua ndeshja miqësore mes Klubit të Futbollit Shkëndija dhe FC Will, në praninë e mijëra spektatorëve shumica shqiptar të diasporës tonë në Zvicër.
Vlen të theksohet, shkruan Lecanton27.ch, se në Wil, për ta ndjekur ndeshjen e ekipit të Shkëndisë me ekipin zviceran kishin ardhur edhe persinalitete të shumta që shoqëronin filantropin dhe humanistin e njohur Lazim Destani, mysafire nderi, sikur ambasadori i RMsë në Bernë, Z.Rexhep Demiri, Arif Sylejmani (NEO), Esat Lika (LIKA), Sami Mustafa (Ambrella Sëiss Bau), Dr. Omer Xhemajli kirurgu i njohur në Zvicërr, pastaj Legjenda e mundjes Shaban Tetstena, Florim Useini, Kryetar i Rrjetit të Bizneseve shqiptare për Zvicer etj.
LINI NJË KOMENT