Filantropi dhe biznesmeni i njohur Lazim Destani vijon mbështetjen prej dekadash ndaj shtresave në nevojë. Kësaj here, për festën e Bajramit, Ecolog ka përgatitur kupona me vlerë të caktuar, ndërsa është në përfundim e sipër shpërndarja e tyre. Përkujdesja ndaj familjeve sociale ka qenë dhe mbetet pjesë e pandashme e donacioneve, që kompania Ecolog realizon në kuadër të përgjegjësisë korporative shoqërore. Z.Destani shprehet uron që ky donacion të sjellë lehtësira dhe ngrohtësi te këto familje në Tetovë, si dhe në komunat rurale të këtij qyteti.
Për shumë vite me radhë, kompania Ecolog dhe folantropi Festani iu kanë ardhur në ndihmë qindra familjeve në pamundësi ekonomike, në Maqedoninë e Veriut, që të festojnë e gëzojnë si gjith të tjerët.
Kujtojmë se më parë, kompania Ecolog dhe Z.Destani, ka dhuruar mijëra pako me ndihma esenciale për familjet e prekura nga përmbytjet në Mitrovicë, Skenderajt dhe Klinës. Po ashtu edhe ndihma, për tërmetin që goditi Shqipërinë në 2019.
Qendra Alert – Alert.al
LINI NJË KOMENT