Menu

Filantropi dhe biznesmeni Lazim Destani: T’i bëjmë vendet tona më të mira, të jeni shembull për politikën, biznesin dhe mbarë opinionin

Filantropi dhe biznesmeni i suksesshëm Lazim Detsani mori pjesë në Samitin e  Tretë të Grave të Biznesit të Diasporës, organizuar në Tiranë. Na fjalën e tij, Destani tha se shoqëria shqiptare ka patur kurdoherë nevojë për zhvillim e forcim dhe gratë sipërmarrëse po e bëjnë shoqërinë tonë më të qëndrueshme dhe më të fortë. Filantropi Lazim Destani tha se me punë e përkushtim, t’i bëjmë vendet tona më të mira dhe le të jeni shembull për politikën, biznesin dhe për mbarë opinionin.

 

Fjala e plotë e Z.Lazim Destani:

-Të nderuara ministre e përfaqësuese të institucioneve shtetërore,

-E nderuara Zonja Jahjaga,

-Të nderuara zonja të suksesshshme në karrierë,

-I nderuar Kryetar i Bashkisë Tiranë, Z. Veliaj,

-Të nderuar përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në Tiranë,

Me shumë kënaqësi po marr pjesë sot në këtë Samit të organizuar nga Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare, në këtë ngjarje të rëndësishme me ju sipërmarrëset e suksesshme shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në mbarë diasporën shqiptare. Shoqëria shqiptare këtu në trojet tona, por edhe në disporë, ka pasur kurdoherë nevojë për zhvillim e forcim dhe ju gratë sipërmarrëse jeni komponenta që po e bëni shoqërinë tonë më të qëndrueshme dhe më të fortë.

Gjatë punës dhe eksperiencës sime mbi 50-vjeçare në Europë e në mbarë botën, kam parë, takuar e njohur zonja fort të nderuara, të cilat kanë qenë një nga shtyllat kryesore të shoqërisë sonë.

Ato i kanë dhënë zë diasporës shqiptare.

Dhe sot, jeni ju Zonja të suksesshme e me emër që e lartësoni çdo ditë e më shumë emrin e Shqipërisë. Arritjet dhe puna që ju bëni çdo ditë, tregon emancipimin e shoqërisë sonë dhe kjo, falë aftësive të gruas shqiptare, fortësisë e njëherësh ndjeshmërisë së shpirtit tuaj. Ju keni merita të veçanta për sakrificën që bëni çdo ditë, për të qenë të suksesshme në karrierë, dhe njëkohësisht, familjare, nëna e bashkëshorte shembullore. Padyshim kjo nuk është e lehtë, por me praninë tuaj në këtë samit, e vërtetoni plotësisht se jeni të vendosura, jeni vetmohuese dhe që e doni familjen dhe Shqipërinë.

 

Në këtë samit sot, po shikoj ministre e zëvendësministre nga Shqipëria e Kosova; është Presidentja e parë grua e Kosovës, Znj.Atifete Jahjaga, dhjetra gra shumë të suksesshme që drejtojnë biznese, kompani e organizata, janë pedagoge dhe gra në karrierë, në mbarë trojet tona e në mbarë botën. Vendet tona kanë kaluar luftëra e diktatura dhe po vazhdojnë të kalojë një tranzicion të brishtë.

Por, roli juaj në shoqëri, në politikë, në biznes e në familje ka qenë kurdoherë shtyllë e palëkundur për të gjithë ne. Puna juaj si sipërmarrëse sjell të mira për gjithë shoqërinë. Ju jeni shembull frymëzimi për shumë e shumë të reja, për ta bërë jetën e tyre më mirë dhe për t’i shërbyer vendit e trojeve tona me dinjitet.

Për fat të mirë, kompanitë që drejton familja jonë kanë pasur mundësi të kontribuojnë në forcimin e femrave në biznes. Këtë e kemi realizuar edhe përmes projekteve të përbashkëta me organizatat si USAID e të tjera të ngjashme, duke krijuar, ta zëmë në Maqedoninë e Veriut, Fondin për Bizneset që Udhëhiqen nga Gratë, apo duke mbeshtetur drejtpërdrejt sipërmarrjet e udhëhequra nga gratë.

Me punë e përkushtim, le t’i bëjmë vendet tona më të mira, le të jeni shembull për politikën, biznesin dhe për mbarë opinionin. Suksese Samitit!  Suksese ju në punën dhe aktivitetin e përditshëm kudo që jetoni e punoni!!!  FALEMINDERIT!

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed