Menu

Forumi BE-Ballkani Perëndimor, i ftuar dhe filantropi e biznesmeni Lazim Destani: U diskutuan dhe çështje mjaft të rëndësishme për integrimin

SOFJE – Për dy ditë me radhë u mbajë në Sofje, Bullgari, Forumi i Marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, ku çështje e bisedimeve ishin temat më të nxehta të aktualitetit, situata në Ukrainë dhe risqet e mundshme për Ballkanin. Gjithashtu, edhe çështjet e zgjerimit dhe anëtarësimit të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut.

Përkrah personaliteteve të larta të Bashkimir Europian dhe Ballkanit, në këtë aktivitet ishte i ftuar dhe filantropi e aktivisti i çështjeve shqiptare, Z.Lazim Destani. Praninë e tij në këto takime dhe përmbajtjen e qëllimin e këtij forumi, Destani e ka njoftuar përmes rrjeteve të tij sociale.

Lazim Destani në Forumin e Marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, Bullgari

“Forumi i sivjetëm “BE takon Ballkanin” u mbajt dje në Sofje të Bullgarisë. Kjo ngjarje e rëndësishme në kryeqytetin bullgar, ku morën pjesë personalitete të larta të Bashkimit Europian, i bëri bashkë Ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit si dhe përfaqësues të institucioneve të larta nga këto vende.

Në këtë Forum u shtruan e u diskutuan tema mjaft të rëndësishme për rajonin e Ballkanit dhe sigurisht mbi çështje që janë shumë aktuale. Ndër këto, vëmendje e vaçantë iu kushtua situatës në Ukrainë, luftës në këtë vend si dhe pasojave që mund ta prekin edhe rajonin e Ballkanit.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak me biznesmenin e filantropin Lazim Destani

Lidhur me temën ‘Përfitime nga integrimi’, ishte mjaft konstruktiv diskutimi mes Ministrave të Jashtëm të rajonit që u zhvillua nën moderimin e ish-Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak si dhe komisioneri Europian për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Anëtarësimi i Kosovës në strukturat Euroatlantike, aderimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Europian morën gjithashtu vëmendjen e merituar ku të gjithë ishim dakord se janë tema që kërkojnë zgjidhje sa më të shpejtë”, shkruan Destani në profilin e tij në Facebook.

Lazim Destani, është i njohur në mbarë shqiptarinë për filantropinë e tij, si dhe ndërkombëtarisht, si një nga zërat më të fuqishëm përsa i takon zhvillimit të trojeve shqiptare, apo edhe integrimit të tyre në BE. Ndërkaq, Destani është Kryetar i Bordit Këshillues në kompaninë Ecolog-International, pronë e familjes së tij, anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës Shqiptare dhe President Nderi i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare në Tiranë.

Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed