Menu

“Forumin e Bizneseve të Diasporës” në Prishtinë, Lazim Destani: Nuk ka vepër më të madhe patriotike se sa rritja e eksportit dhe ekonomive të vendeve tona

Për dy ditë me radhë, filantropi dhe biznesmeni shqiptar nga Tetova, Lazim Destani, ishte i pranishëm në “Forumin e Bizneseve të Diasporës” të mbajtur në Prishtinë. Në këtë aktivitet ekonomik, morën pjesë mbi 360 biznese dhe biznesmenë nga Kosova, trojet shqiptare, diaspora, por edhe kompani e investitorë të huaj.
Por, veç aktivitetit, në këtë forum u zhvilluan dhe takime B2B, ku bizneset e diasporës dhe të huaja u takuan me ato vendase, duke u njohur më shumë për veprimtarinë e tyre dhe mundësinë që produktet vendase të eksportojnë jashtë vendit.
Ndërsa Destani, Kryetar i Bordit Këshillues të Ecolog-International, biznes që udhëqihet nga familja etij, postoi në rrjetet e tij sociale përshtypjet për këtë forum dhe rëndësinë e tij.
“Dje pata kënaqësinë të marr pjesë në Forumin e Bizneseve të Diasporës që i zhvilloi punimet në Prishtinë. Pjesëmarrja e më se 360 kompanive si dhe prezenca e Kryeministrit Albin Kurti dhe Kryetarëve të shumë komunave të vendit, drejtoreshës së misionit të USAID në Kosovë, organizatës Germin, përfaqësuesve të institucioneve dhe organizatave të ndryshme e bëjnë këtë Forum të jetë i nivelit të lartë si dhe shpresëdhënës për rezultate konkrete. Në kuadër të punimeve të Forumit u zhvilluan dhe shumë takime B2B ku bizneset nga diaspora dhe ato të huaja patën mundësinë të takohen me kompanitë nga Kosova për t’u njohur më shumë me veprimtaritë e tyre dhe për t’i parë mundësitë që produktet e Kosovës të eksportohen jashtë vendit”, shkruan Destani. Më pasi, ai ka publikuar dhe disa pjesë nga fjala e mbajtur në Forumin e Biznesve të Diasporës”, ku spikat rëndësia e rritjes së kompanive shqiptare në trevat tona dhe nëpër botë dhe zhvillimi i tyre.

“Është thënë shumë herë se roli i diasporës shqiptare për zhvillimin ekonomik të vendeve tona është kyç dhe i padiskutueshëm. Diaspora paraqet kapitalin më të madh jo vetëm ekonomik, por edhe social e kulturor. Krahas aspektit të investimeve, vlerat e diasporës janë shumëdimensionale, si nga aspekti i transferimit të eksperiencave, dijeve, inovacioneve, kulturave e pse jo edhe të rrjeteve të bashkëpunimit me bizneset dhe kompanitë europiane nëpër vendet ku ne veprojmë dhe operojmë.
Sot nuk ka vepër më të madhe patriotike se sa rritja e eksportit dhe ekonomive tona. Ka akoma shumë hapësirë dhe potencial për përmirësim në të gjithë sektorët e ekonomisë dhe mendoj se, kompanitë e diasporës sonë në Europë e gjetiu janë urat më të fuqishme lidhëse të këtij zhvillimi.
Si në diasporë ashtu edhe në trojet tona, ne kemi rini të mrekullueshme, të rinj e të reja, të shkolluar e të përgatitur profesionalisht që e duan punën dhe janë me plot ambicje për të arritur suksese në jetë. Kjo paraqet kënaqësi të madhe për të gjithë ne, dhe ne jemi ata që duhet ta krijojmë hapësirën e veprimit të tyre. Arritja e këtyre synimeve duhet të mbështetet edhe me politikat ekonomike të vendeve tona për lehtësimin e këtyre trendeve”, tha ndër të tjera në fjalën e tij, Lazim Destani.
Destani është veç tjerash, edhe Kryetar i Nderit i Rrjetit të Bizneseve të Diaporës Shqiptare, filantrop i njohur, President Nderi i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, si dhe njëri prej shqiptarëve me aktivistë e më të denjë në çështjet shqiptare e patriotike.
Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed