Menu

Foto / Dhoma e Diasporës mbledh kryesinë, Lazim Destani: Diskutuam për aktivitetet e 2020 dhe Forumin e Biznesit. Takuam dhe ministrin Majko

Dhoma e Biznesit të Diasporës , e cila e zhvillon aktivitetin e saj në Tiranë, mblodhi kryesinë e saj, por edhe Asamblenë, ku u diskutua për aktivitetet e vitit 2020, si dhe Forumin e Biznesit, i cili do të mbahet në datat 3 dhe 4 qershor 2020.

Anëtari i Këshillit Koordinues të Diasporës, filantropi dhe biznesmeni Lazim Lestani, i cili njëherësh është dhe President Nderi i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, i cili ishte pjesëmarrës në këtë mbledhje, u takua dhe me Ministrin shqiptar për Diasporën, Z.Panedeli Majko, bashkë me Kryetarin e Dhomës, Ardian Lekaj.

Ja çfarë shkruan Z.Destani në rrjetet e tij sociale:

“Sot pata kënaqësinë të marr pjesë në mbledhjen e Kryesisë, por edhe të Asamblesë së Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare.
Gjatë diskutimeve, folëm për aktivitetet e vitit 2020 dhe në veçanti, për Forumin e Biznesit të Diasporës Shqiptare, që do të mbahet në Tiranë më 3 dhe 4 qershor.
Përpos shtimit të anëtarëve të Dhomës, pata kënaqësinë të hidhja idenë që këtij institucioni t’i bashkohen dhe avokatë e noterë me shoqatat e tyre, me qëllim që t’u japin ndihmesë e mbështetje kompanive shqiptare nga diaspora por edhe atyre të huaja që kanë interesa të investojnë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni apo kudo në trojet tona.
Krahas këtij aktiviteti, sot së bashku me Kryetarin e Dhomës së Biznesit të Diasporës, z. Ardjan Lekaj, zhvilluam dhe një takim në zyrën e tij tek Ministri i Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko. Me Ministrin Majko diskutuam në përgjithësi për aspekte të ndryshme të Diasporës sonë, me qëllim forcimin e lidhjeve dhe afrimin e çdo shqiptari me atdheun”.

Qendra ALERT / Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed