Menu

FOTOLAJM / Kur inspektorët e AKU të “kontaminojnë” mishin, djathin apo produktet në frigorifer

Në njoftimet që shpërndan Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në rrjetet sociale, apo në faqen e saj zyrtare, vihen re një sërë fotografish të inspektorëve gjatë kryerjes së detyrës. Por, ajo çfarë bie në sy është mungesa e seriozitetit dhe komforditetit gjatë inspektimeve. Përveç rregullave strikte të vendosura që në fillim të periudhës së pandemisë COVID-19 për higjienën, një inspektor i AKU-së apo kurrfarë institucioni tjetër, nuk mund të prekë mishin e varur në çengelët e asnjë dyëqani apo thertotjeje, me duar, pa asnjë mbrojtje. Kjo duket qartë në foto, ndërkohë një tjetër inspektor ka hapur frigoriferin e një subjekti ku ka produkte me origjinë shtazore, sërish pa dorashka mbrojtëse. Gjithashtu, edhe analiza e shpejtë për niseshte e djathit, me jod, brenda një dyqani, sërish pa përdorur doreza.

Kjo nuk lidhet me Coronavirus, por në tërësi me rregullat e inspektimit dhe shmangien e kontaminimit të produkteve nga vetë inspektorët e sigurisë ushqimore. Sepse, askush nuk e garanton dot, që dora e një inspektori është ma mikrobe apo bakterie të ndryshme, si e çdo qytetari tjetër.

Në disa foto të inspektorëve të AKU vihen re dhe ata që i përdorin dorashkat, duke uruar që me të njëjtat në duar nuk shkojnë në çdo subjekt dhe jashtë tij.

Prej disa muajsh, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, me financim të BE-së, ka nisur të shpërndajë (dhuratë) për Operatorët e Biznesit Ushqimore desinfektues duarsh dhe sticker-a adezivi për ruajtjen e distancave. Kjo padyshim nuk lidhet aspak me sigurinë ushqimore, punë që mund të bëhej dhe është detyrë e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor apo edhe ISHP-së. Subjekteve nuk iu kushton një dezinfektant dhe as 3 stickera adezivi, që tashmë e kanë detyrim ligjor ta bëjnë, edhe nëse dikush nuk jua fal. Për t’u vlerësuar gjithësesi, por ndoshta me anë të një prokurimi të vogël, ose me paratë e BE-së, mund të blinin maska, dorashka e kapuçë, në sasi të mëdha për inspektorët që mbi trup mbajnë logon AKU, të të vetmit institucion që duhet të garantojë të gjithë zinxhirin e sigurisë ushqimore.

Qendra ALERT / Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed