Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me filantropin e mirënjohur tetovar Lazim Destani, gjatë një eventi të përbashkët familjar. Vetë ish kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Haradinaj ka publikuar disa nga pamjet e këtij takimi në median e tij sociale në Facebook. Ai shprehet entuziast për takimin, teksa të dy po merrnin pjesë në një gazmend të familjes Likaj në Carrabreg.
Biznesmeni i njohur dhe filantropi Lazim Destani luan një rol të rëndësishëm në rajon për shkak të projekteve dhe kapaciteteve të bizneseve të tij, të cilat shprehimisht i kalojnë kufijtë kombëtarë të Maqedonisë së Veriut dhe janë të përhapura në 35 vende të botës.
Kompania e tij më e madhe ‘Ekolog’, sëbashku me kompanitë e tjera po lobojnë dhe punojnë drejt një zhvillimi ekonomik sa më të qëndrueshëm, i cili pritet të ketë ndikimin e tij në të gjithë shqiptarët që banojnë në rajon.
Z. Destani është gjithashtu pronar i Klubit futbollistik Shkëdija si dhe babai i aktorit të mirënjohur me famë ndërkombëtare tashmë Blerim Destani.
Qendra Alert
alert.al
LINI NJË KOMENT