Menu

Intervista – “Të bashkuar për ndryshim”, Idris Sulejmani kandidat në zgjedhjet e përgjithshme në Kroaci: Do jem zë i lartë pakicave në parlament

KROACI – Nën moton “Të bashkuar për ndryshim”, shqiptari Idris Sulejmani do jetë kandidat për një post deputeti në zgjedhjet e përgjithshme në Kroaci, të parashikuara për t’u mbajtur në 5 korrik. Në një intervistë skype për News24, Sulejmani prezantoi programin e tij në zgjedhje, ndërsa garantoi se do të jetë një zë i lartë i në parlament kroat për të drejtat e pakicave kombëtare atje.

“Jam nga Maqedonia, i lindur në Kroaci. Është hera e tretë që po kandidoj në zgjedhje, herën e parë kam humbur për vetëm 3 vota. Ketë herë besoj, e treta e vërteta, këto zgjedhje do t’i fitoj bindshëm” u shpreh Sulejmani.

Sa i takon fushatës elektorale, ai u shpreh se këtë vit, ka hasur në disa vështirësi për shkak të situatës si pasojë e pandemisë nga COVID-19.

“Për shkak të situatës, kemi vështirësi po këtë herë fushatën e kam përgatitur me plan program, do vizitoj cdo shqiptar në Kroaci. Normalisht duke ruajtur shëndetin. Po bëjmë një fushatë sipas rregullave të vendosura nga shteti kroat për situatën.

Ju jeni shqiptari i vetëm në këto zgjedhje?
Ketë herë jemi 3 shqiptarë dhe 4 boshnjakë që garojnë për një pozitë. Këtë radhë shqiptarët kanë shanse për të fituar. Jemi në listën e pakicës kombëtare.

Me cfarë vështirësish përballen pakicat në Kroaci?

Pozita e shqiptarëve nuk është ende e mirë. Përballemi me probleme të ndryshme, marrja e shtetësisë, leje qëndrimet. Kemi qytetarë që jetojnë prej 10 vitesh e nuk peosedojnë shtetësi. Ka shqiptarë që nuk gëzojnë pension edhe pse ishin pjesë e luftës për çlirimin e Kroacisë. Problem ka edhe me blerjen e dyqaneve, bëhen diskriminime sidomos me shtetasit kosovarë.

Ku bazohet programi juaj z. Sulejmani?

Programi im bazohet në 10 pika: Të drejtat e pakicave, pakicat kombëtare të përfshihen në pushtetin qëndror e lokal, punësim më të avancuar për pakicat. Kemi shumë të rinj doktorë shkencash që patjetër duhet t u jepet punësim, avancim i ligjit për blerjen e lokaleve afariste. Ruajtja e së drejtës sociale, do të luftoj për shoqëri pa korrupsion, qasja e mirë e kulturave të pakicës në median publike. Do të luftoj për të drejta të barabartë në Kroaci. Sidomos shqiptarët janë ata që më pak e zhvillojnë të drejtën e sociales. Do jem zëri i lartë për t’i mbrojtur të drejtat e tyre.

Çfarë pritshmërish keni për këto zgjedhje ?

Pres votën e shqiptarëve kudo që janë, në Europë e jashtë saj, në Maqedoni e Kroaci. Personalisht jam i bindur se do kem edhe përkrahjen e pakicës maqedonase. Me regjistrimin e 2011 janë diku rreth 18 mijë shqiptarë të regjistruar.

Si votohet në Kroaci?

Edhe kjo na shqetëson shumë. Është problem i madh pasi në këtë pikëpamje jemi të diskriminuar, për shkak se ne jemi në Europë është shtet dmeokratik, po na cënojnë të drejtën tonë. Kanë përgatitur dy lista, një e partive një e pakicave dhe automatikisht nuk ka drejtësi të barabartë. Në demokraci duhet të jemi të gjithë të barabartë para ligjit, mos kemi dy lista. Shumë shqiptarë kanë frikë të kërkojnë listën e pakicës dhe ky është një diskriminim.

Ata që janë jashtë në diasporë iu jepet një e drejtë që kush është i regjistruar në ambasada ka të drejtë për të votuar, por nëse nuk regjistrohesh në datën e caktuar nuk i jepet e drejta edhe kjo është diskriminuese. Në fund dua t’i jap një mesazh një mesazh të gjithë shqiptarëve në Kroaci, dilni votoni me dinjitet pa ofendime pa ndasi jemi shqiptarë, e pas 5 korrikut do jemi të gjithë së bashku.

Marre nga Balkanweb.com

Related Posts