Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Skënder Xhakaliu deklaron se Kosova ndodhet në pozita të favorshme me ardhjen në pushtet të Presidentit Biden, prandaj duhet ta përmbyllë dialogun me Serbinë me një marrëveshje me njohjen e pavarësisë.
Në një intervistë për emisionin “Zëri i Diasporës” në ALBUK TV, Xhakaliu tha se “Mendoj që dialogu është proces shumë i rëndësishëm për Kosovën për rryugëtimin drejt BE. Mendoj se ka pasur suksese dhe dështime. Tani jemi në një faze përfundimtare. Në shumë takime bilaterale ku ka qenë prezent në Berlin, kemi theksuar që bisedimet duhet të kenë një datë të përfundimit, me qëllim që të arrihet një fazë finale. Edhe qeveria e tanishme e ka marrë seiozisht çështjen e bisedimeve në Bruksel. Pala kosovare duhet të jetë e përgatitur për këto bidsedime”.
Lithur me librealzimin e vizave, Ambasadori Xhakaliu tha: “Së pari, mendoj se Bashkimi Evropian padrejtësisht e mban popullin Kosovës ende të izoluar. Kosova mbi 98% të detyrimeve i ka përmbushur qysh në vitin 2018. Edhe si shtet edhe si qytetar jemi evropian dhe meritojmë lëvizjen e lirë”.
Ambasadori theksoi se ndryshimet në pushtet në SHBA e favorizojnë arritjen e këtyre objektivave.
“Janë krijuar rrethana të favorshme me zgjedhjen e presidenti Biden, pasi është mik i Kosovës, dihet vizita e tij, kontributi i djalit të tij dhe po shtohet interesimi i shtuar i diplomacisë amerikane ndaj Kosovës. Mendoj se SHBA duhet të jenë pjesë e bisedimeve në Bruksel me Serbinë. Koordinimi i BE-së me SHBA për ne është një ndihmë e madhe dhe besoj se do të kemi rezultate nga kjo qeveri”.
I pyetur nga medratori mbi Lajçak që foli serbisht dhe tha se Kushtetuta nuk është një bibël, Xhakaliu tha se politika evropiane nuk varet nga individët.
“Nuk e shoh ndonjë problem për bisedimet nga ndërmjetësit Lajçak dhe Borell. Takimet e përbashkëta dhe konferencat e shtypit janë më tepër prezantim publik, kurse në bisedime ka një qasje më pragmatike”, tha Ambasadori Xhakaliu.
alert.al/
LEAVE A COMMENT