Menu

Juliana Cici: Diaspora, investim me kapacitete njerëzore dhe praktikat më të mira për Shqipërinë

Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Juliana Cici Skema Eu Followship nga IOM ka folur për rëndësinë e përfshirjes së Diasporës si me kapacitete njerëzore edhe me praktikat më të mira për t’i ofruar Shqipërisë.

“Është e rëndësishme përfshirja e Diasporës dhe zëri i tyre, për ta parë jo më në kuadrin e investimit në kuadrin ekonomik, por edhe investues në kapacitetet njerëzore, përcjelljen e informacioneve, teknologji dhe praktikave më të mira ku ne jetojmë. Programi specifik IOM është ndër programe të para që përfshin Diasporën drejtpërdrejtë në punë konkrete për institucionet shqiptare. Pra, është një indikator i fuqishëm për përfshirjen e të gjithë aktorëve, për ta parë rolin e Diasporës ndryshe në përqasjen e burimeve njerëzore dhe ngritjen e kapaciteteve për Shqipërinë. Skema me programe specifike të IOM në bashkëpunim me ministrinë e Jashtme italiane dhe operacione ndërkombëtare italiane që operojnë në Shqipëri implementohen drejptërdrejtë në institucionet shqiptare. Jam e angazhuar në Ministrinë e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme, në kapitujt 23 që lidhen me drejtësinë dhe të drejtat e njeriut dhe kapitujt 24 që lidhet me drejtësinë, sigurinë dhe lirinë. Në fokus është fusha e gjyqësorit, antikorrupsionit, të drejtat e njeriut, minoritetet, çështje të shprehjes, barazisë ligjore. Kapitulli 24 përfshin çështje që kanë të bëjnë me azilin, emigracionin, çështjet e kufirit, fushën e doganave dhe çështje civile apo penale. Kontributi ynë është në 3 drejtime. Një pjesë e ekspertëve të IOM janë si urë lidhëse mes vendeve ku jetojmë dhe institucioneve shqiptare, një pjesë e angazhuar me hartim raportesh, draftim aktesh arsimore rajonale, me analizë ligjore aty ku ka mangësi, me përafrimin e  direktivave të BE. IOM ka ndryshim nga administrata, kjo lidhet me edukimin, ka më shumë ndërgjegjësim në përmbushjen e detyrave, kërkon punë të jashtëzakonshme. Janë përfshirë mjekë, veterinerë, ekspertë nga të gjitha fushat siç kërkojnë 33 kapitujt. Janë qytetarët fituesit e drejtpërdrejtë dhe interesi i integrimit. Agjencia e Diasporës do shërbejë si ura lidhëse për Diasporën me Shqipërinë. Nëse ka vullnet të mirë nga Shqipëria për të mbajtur marrëdhënie të mira, besoj se do mirëfunksionojë”-tha Juliana Cici.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed