Menu

K.K. i Diasporës, reagon për situatën në Kapshticë: Karantinën në hotel për shqiptarët e bllokuar në kufi e paguajmë ne. 17 lejohet të futen në Shqipëri, 25 në rrezik për jetën

Këshilli Koordinues i Diasporës Shqiptare ka reaguar menjëherë pas deklaratave të Kryeministrit Rama, i cili tha se, nëse shqiptarët e ndaluar në kufirin me Shqipërisë e Greqisë, mund të lejohen të hyjnë në territorin tonë, vetëm nëse ata karantinohen për 14 ditë në shërbime hoteliere, me kostot e tyre. Pikërisht për këtë, ka reaguar edhe KKD, i cili deklaron se, shqiptarët nuk mund të lihen të bllokuar, në kushte tejet të vështira, në të ftohtë e në situatën e COVID-19. Sipas KKD, nëse ata lejkohet të karantinohet në hotele, për 14 ditë, kostot e tyre i mbulon Këshilli Kkoordinues i Diasporës Shqiptare. Ndërkaq, qeveria shqiptare, ndoshta e ndikuar dhe nga kjo situatë, ka lejuar futjen në territorin e Shqipërisë të 17 personave, disa qe ishin në gjndje të eqe shëndetësore dhe disa që janë konfirmuar nga konsullatat si studenë. Megjithatë, ende vazhdojnë të mbahen në kufi 25 prej tyre, të cilët, as Shqipëria e as Greqia nuk i pranon.

Në deklaratë, anëtarët e KKD thonë se, janë duke ndjekur me kujdes situatën e paprecedentë të krijuar nga COVID-19 dhe janë plotësisht të angazhuar me Komunitetin Shqiptar në vendet ku jetojnë në mënyrë që kjo situatë të kalojë sa më lehtë dhe me sa më pak pasoja.

Deklarata e plotë: “Si KKD jemi duke ndjekur me kujdes situatën e paprecedentë të krijuar nga COVID-19 dhe jemi plotësisht të angazhuar me Komunitetin Shqiptar në vendet ku jetojmë në mënyrë që kjo situatë të kalojë sa më lehtë dhe me sa më pak pasoja.

Sa i përket shtetasve shqiptarë që duan të kthehen në vendlindje, kemi komunikuar me qeverinë e cila na ka konfirmuar angazhimin e saj. Jemi të informuar se deri tani janë riatdhesuar të gjitha rastet emergjente.

Me shqetësim po ndjekim situatën e krijuar për shtetasit shqiptarë në pikat kufitare me Greqinë. I kemi kërkuar shtetit shqiptar që të marrë masa urgjente dhe t’ua lejojë hyrjen në territorin shqiptar bashkëkombësve të bllokuar në zonën neutrale të kufirit me Greqinë si dhe për të evituar një transmetim të mundshëm të virusit, të siguroj qëndrimin e tyre në izolim për një periudhë prej 14 ditësh brenda territorit të Shqipërisë. Për këtë, i kemi ofruar qeverisë shqiptare ndihmën tonë në mënyrë që kjo situatë të marri zgjidhjen e duhur sa më shpejt.

Në kushtet që ndodhemi, i bëjmë apel të gjithë bashkëkombasve tanë që përpara se të vendosin për t’u kthyer në Shqipëri, të mirëinformohen pranë selive diplomatike apo Njësisë së Emergjencës së Ministrisë së Punëve të Jashtme, informacionet e të cilës janë dhënë në faqen zyrtare:

https://punetejashtme.gov.al/numrat-e-emergjences-ne-mepj-dhe-te-perfaqesive-se-rsh-se-ne-bote

KKD bën thirrje që situata të tilla të mirëmenaxhohen nga konsullatat dhe ambasadat e shtetit shqiptar duke i mirëinformuar dhe iu qëndruar më pranë shtetasve tanë.

Si KKD jemi  totalisht të përkushtuar të ndihmojmë jo vetëm bashkëkombasit tanë, por edhe të kontribojmë në menaxhimin e kësaj situate të vështirë në vendlindje.  Për këtë arsye jemi në kontakt me qeverinë në mënyrë që të gjejmë mekanizmat më efikas për arritjen e këtij qëllimi.

Kjo situatë e paprecedentë është sfidë për të gjitha shtetet, jo vetëm Shqipërinë, prandaj inkurajojmë të gjithë që t’a përkrahim njëri-tjetrin brenda mundësive në kapërcimin sa më të lehtë të situatës.

Ja cilët janë anëtarët e KKD:

  1. Mark Gjonaj –përfaqësues nga diaspora e Shteteve të Bashkuara të Amerikës;
  2. Visar Tasimi -përfaqësues nga diaspora e Shteteve të Bashkuara të Amerikës;

Znj. Esmeralda  Mosko -përfaqësues  nga  diaspora  e  Shteteve  të  Bashkuara  të Amerikës;

Znj. Adriana Fishta Bejko -përfaqësues nga diaspora e Kanadasë;

  1. Ardian Radovicka -përfaqësues nga diaspora e Kanadasë;
  2. Lazim Destani – përfaqësues nga diaspora e Gjermanisë;
  3. Sokrat Sinaj -përfaqësues nga diaspora e Zvicrës;
  4. Ardian Lekaj -përfaqësues nga diaspora e Hollandës;
  5. Rosario Peta -përfaqësues nga diaspora e Italisë;

Znj. Anila Hyka Smorgrav – përfaqësues nga diaspora e Francës;

  1. Gazmend Kapllani – përfaqësues nga diaspora e Greqisë;
  2. Namik Shabi -përfaqësues nga diaspora e Turqisë;
  3. Bashkim Bekiri -përfaqësues nga diaspora e Australisë;

Znj. Brikena Muharremi –përfaqësues nga Britania e Madhe;

  1. Endri Hatillari –përfaqësues nga Britania e Madhe

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed