Menu

Kardiologia shiptare në Gjermani, Arbana Kasami Maliqi: Rruga e suksesit është e vështirë, por jo e paarritshme

Në kuadër të projektit të tyre Instituti për Lidership dhe Politika Publike ka realizuar video me mesazhe nga gra të suksesshme me qëllim të nxisin dhe vajza e gra të tjera drejt suksesit në karrierë.

Në videon e publikuar është Arbana Kasami Maliqi, e cila flet për sfidat e grave dhe vajzave në karrierë.

Arbana Kasami Maliqi është kardiologe, e lindur në Tetovë të Maqedoninë së Veriut, e cila profesionin e mjekësisë e praktikon në Gjermani prej më shumë se dhjetë vitesh. Studimet për mjekësi i ka mbaruar në Univeristetin e Johannes Gutenberg në Mainz të Gjermanisë, një nga universitetet më prestigjoze në Gjermani në fushën e mjekësisë.

Arbana ka ndjekur specializimet në fushën e mjekësisë interne, ku më vonë vazhdoi me një specializim tjetër të suksesshëm në fushën profesionale, por modestia e saj dhe zelli i punës për të ndihmuar çdokënd është ajo që e karakterizon atë si një mjeke dhe personalitet.

Pavarësisht anës tejet aktive profesionale, Arbana është gjithashtu nënë e dy fëmijëve.

Burimi: Bonzo.info

Related Posts