Menu

Këshilli i Diasporës: COVID-19, Qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës të lënë dallimet politike, bashkë në mbrojtje të popullatës dhe të përgatisin paketat ekonomike për biznesin e qytetarët

Këshilli Koordinues u Diasporës Shqiptare i ka bërë thirrje qeverive të Shqipërisë e Kosovës, që marrin masa serioze dhe të menaxhojnë me maturi situaten e shkaktuar nga pandemia e COVID-19, si dhe pasojat ekonomike që mund të shkaktoje në sy shteter dhe efektet sociale në popull. Ndërkaq, KKD i kërkon edhe shqiptarëve kudo që ndodhen, t’u binden rregullave të autorieteve në Shqipëri, Kosovë e kudo ndodhen. Por për KKD, i rëndësishëm është angazhimi i të gjithëve, duke anashkaluar dallimet polike, si dhe të përgatisin paketa të efektshme për biznesin e popullatën. Sipas KKD, Shqipëria ndodhet një hap larg Evropës dhe kjo, falë sakrificave të popullit shqiptar.

Ja njoftimi i plotë i Këshillit Koordinues të Diasporës:

Në këtë situatë të vështirë në të cilën ndodhet mbarë njerëzimi, sot Shqipëria mori një lajm të mirë. Nisja e negociatave për anëtarësimin në BE padyshim që është një hap i madh për gjithë shqiptarët. Vlerësojmë që Shqipëria ndodhet një hap më pranë BE-së falë sakrificave të popullit shqiptar.
Por sot, duke marrë parasysh situatën e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, Këshilli Koordinues i Diasporës:
• I bën thirrje klasës politike në Shqipëri dhe Kosovë që të tregoj maturinë e duhur në menaxhimin e kësaj situate të paprecedent.
• I bën thirrje qeverisë së Kosovës që të punoj në menaxhimin e kësaj situate të vështirë duke anashkaluar dallimet politike. Çdo lloj destabilizimi i kësaj qeverie në këto kushte shtëpie çon në destabilizim të shtetit të Kosovës e cila mund të jetë me pasoja fatale. Interesi kombëtar kërkon nga udhëheqësit politik maturi dhe pjekuri për të mirën e kombit.
• Fton qeveritë e Shqipërisë dhe të Kosovës që të përgatisin paketa fiskale konkrete në shërbim të bizneseve dhe popullatës. Gjithashtu fton këto qeveri që të komunikojnë dhe bashkëpunojnë më shumë me bizneset në mënyrë që të bëhet e mundur puna e tyre në shërbim të konsumatorëve në të gjitha rastet kur kjo nuk sjell rrezikimin e shëndetit të punëtorëve dhe konsumatorëve.
• Fton qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës që specialistëve të shëndetësisë t’ju ofrojnë më shumë hapësirë në media në mënyre që ata t’i japin popullit mesazhe profesionale për menaxhimin sa më lehtë të situatës. Në vendet e zhvilluara ku ne jetojmë, ekspertë të fushave të shëndetësisë dhe atyre sociale, si dhe autoritetet lokale po luajnë një rol të rëndësishëm në komunikimin me qytetaret, gjë që nuk po e shohim sa duhet në vendlindje.
• Falenderon të gjithë profesionistët e fushës së mjekësisë në vendet tona dhe kudo ata ndodhen nëpër botë për kontributin shembullor në menaxhimin e kësaj situate. Inkurajon bashkëpunimin mes profesionistëve shqiptarë të fushës së mjekësisë kudo ndodhen dhe ndarjen e këshillave profesionale me komunitetet tona në Diasporë në mënyrë që menaxhimi i situatës të jetë sa më i lehtë për të gjithë.
• I bën thirrje të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen t’iu binden rregullave të vendosura nga qeveritë në vendet ku jetojnë si e vetmja mënyrë për menaxhimin e situatës.
• Fton të gjithë bashkatdhetarët që kanë pyetje rreth situatës të kontaktojnë institucionet përgjegjëse në vendet ku jetojnë, ambasadat dhe konsullatat si dhe ne, si Këshill Koordinues i Diasporës.
• Fton të gjithë shqiptarët kudo ndodhen të kenë kujdes dhe të përkrahim njëri-tjetrin në mënyrë që t’a kalojmë sa më lehtë këtë situatë të paprecedent.

Në linkun e mëposhtëm, mund të gjeni listën e anëtarëve të Këshillit të Diasporës:

www.keshillikoordinuesidiaspores.com

Qendra ALERT / Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed