Këshilli Koordinues i Diasporës, duke e konsideruar kohën e shkurtër në dispozicion për realizimin e kuadrit të nevojshëm ligjor për realizimin e votës së Diasporës për Zgjedhjet e përgjithshme Parlamentare të 25 Prillit 2021 në Shqipëri ka shtuar presionin mbi organet përgjegjëse. Nëpërmjet një thirrje publike fton ditën e hënë, datë 22 Shkurt 2021, në orën 18:00, në një takim virtual të gjitha palët e përfshira në procesin e realizimit të votës së Diasporës me qëllim për të zhbllokuar ngërçin e konstatuar në proçes. KKD ka ftuar të bëhen pjesë e këtij takimi online Z. Ilirjan Celibashi, Kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Z.Ilir Meta, President i Shqiperisë, Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqiperisë, Z. Lulzim Basha Kryetar i Partisë Demokratike, Znj. Monika Kryemadhi, Kryetare e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Z. Pandeli Majko, Ministër i Shtetit për Diasporën, Znj. Erinda Ballanca, Avokate e Popullit, Z. Bledar Milaqi, bashkëthemelues i Lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, Z. Lirim Krasniqi, Drejtor Ekzekutiv i Germinit, Z. Marin Nati, përfaqësues i Shoqatës së Avokatëve Shqiptaro-Kanadez, Përfaqësisë së OSBE-së në Shqipëri, Ambasador Vincenzo Del Monaco.
Marrë nga faqja e KKD ne Facebook
LEAVE A COMMENT