Menu

Krerët e komunave në Kosovë që kanë problematika nga përmbytjet falenderojnë filantropin Lazim Destani për ndihmat e dërguara

Karvani i kamionëve me ndihma nga kompania “Ecolog” është shkarkuar në Skenderaj dhe në Klinë.

Qindra pako me produkte esenciale i janë dorëzuar Komunës së Klinës nga kompania “Ecolog”, pas vërshimeve që lanë pasoja të mëdha materiale, duke dëmtuar ekonomikisht mbi 500 familje.

Me këtë rast kryetari i Klinës, Zenun Elezaj ka falënderuar pronarin e kompanisë “Ecolog” Lazim Destanin për ndihmat, të cilat i cilësoi si mjaft të nevojshme në këtë kohë të vështirë.

“Pas reshjeve dhe vërshimeve, tani po vjen momenti që duhet të merremi me pasojat dhe qytetarë të shumtë, mbi 500 familje janë paraqitur si të prekura nga vërshimet. Kjo është ndihmë e madhe që vjen nga një biznesmen yni, vëlla i Maqedonisë së Veriut dhe unë u falënderohem shumë të gjithë atyre që kanë ndihmuar në këtë situatë në emër të qytetarëve të komunës së Klinës, kjo është një ndihmë e madhe në këto momente”, tha Elezaj.

Edhe kryetari i Komunës, Fadil Nura e ka falënderuar pronarin e kompanisë “Ecolog” Lazim Destanin për solidaritetin dhe mbështetjen e treguar për këtë situatë të vështirë, nëpër të cilën po kalon popullata e Skenderajt.

“Fillimisht dua të them që Lazim Destani është ndër njerëzit e parë që më ka kontaktuar pasi kanë ndodhur vërshimet, kemi qenë në vazhdimësi në kontakt, ky eshtë një humanitet i madh që zoti Destani e ka treguar qysh herët dhe e falënderoj në emër të gjithë qytetarëve të Skenderajt për këtë kontigjent humanitar që solli sot”, tha Nura.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed