Kryetarja e Kuvendit te Shqipërisë, Znj.Lindita Nikolla, ka shprehur vlerësimin e saj për kompanitë e themeluara nga biznesmeni i njohur shqiptar, Lazim Destani.
Kryetarja e Parlamentit ndodhej në Gjermani për një vizitë, ku në axhendën e saj ishin dhe kompanitë shqiptare të suksesshme e të integruara në tregun gjerman dhe atë botëror, e shoqëruar dhe nga Ambasadorja e Shqipërisë në Berlin, Adia Sakiqi.
Vlerësimin për kompanitë e filantropit Destani, Znj.Nikolla e shprehu menjëherë pas vizitës, në rrjetet e saj sociale.
“Diaspora shqiptare në Landin North Rhine Ëestfalia, e integruar me sukses në tregun, ekonominë dhe shoqërinë gjermane.
Një takim miqësor e mbresëlënës me Z. Ylber Aliu dhe Z. Skënder Xhakaliu, përfaqësues të kompanive të themeluara nga sipërmarrësi i suksesshëm Z. Lazim Destani, në Düsseldorf. Përgëzime për sipërmarrjet e suksesshme! Mirënjohje Z. Destani edhe për kontributin si anëtar aktiv i Këshillit Koordinues të Diasporës!”, shkruan Nikolla në profilin e saj zyrtar.
Kompanitë që drejtohen nga familja e Z.Destani, janë më të njohurat në fushat respektive mes kompanive shqiptare në botë, por edhe renditen mes kompanive botërore më të suksesshme.
Ndërsa Z.Destani është ndër shqiptarët më aktivë në çështjet që kanë të bëjnë me diasporën, filantropinë dhe angazhimin për kauzat e trojeve tona. Njëherësh, është drejtues i disa organizmave të rëndësishme të diasporës shqiptare, anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe President Nderi i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare.

LINI NJË KOMENT