Menu

Lazim Destani: Jemi të kënaqur që problemi u zgjidh, për karantinimin e emigrantëve të bllokuar në Kapshticë, kontribuan të gjithë anëtarët e KKD-së

Filantropi i njohur dhe biznesmeni Lazim Destani, ka sqaruar ne rrjetet e tij sociale se, ndihma e dhënë për grupin prej 35 emigrantësh shqiptarë të bllokuar në Kapshticë, është e të gjithë anëtarëve të Këshillit Koordinues të Diasporës. Siç shkruan Destani në faqen e tij në Facebook, me angazhimin edhe të Ministrit të Shtetit për Diasporën Z.Majko, 15 anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës, ku është edhe vetë pjesë, mbuluan shpenzimet për karantinimin në një hotel në Korçë të 35 shqiptarëve. Ja postimi i plotë i Z.Destani:

Në pamundësi për t’u dhënë përgjigje kërkesave nga media, dua të sqaroj opinionin publik si vijon:

Siç bëhej e ditur nga media, situata e emigrantëve shqiptarë që kishin mbetur të bllokuar për disa ditë në zonën neutrale, në Kapshticë ishte mjaft e vështirë dhe brengosëse. Prandaj më vjen mirë që në saje të angazhimit konkret të Ministrit të Shtetit për Diasporën, Z.Majko, në bashkëveprim me Këshillin Koordinues të Diasporës i dhamë zgjidhje të menjëhershme këtij problemi. Ishte ky një veprim konkret i Këshillit 15 anëtarësh ku bëj pjesë edhe unë, që i doli në ndihmë grupit të emigrantëve tanë që po ktheheshin nga Greqia. Ne si Këshill së bashku kemi mbuluar të gjitha shpenzimet e Hotelit në Korçë ku ata do të qëndrojnë për 14 ditë në karantinë.
Me këtë rast do të bëja thirrje për zbatimin me rigorozitet të masave për parandalimin e përhapjes së virusit, sipas rekomandimeve që vijnë nga institucionet shëndetësore e qeveritare nga e gjithë bota. Pa panik dhe duke bërë kujdes, edhe kjo pandemi do të kalojë.

Qendra Alert / Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed