“Ju inkurajkoj dhe përgëzoj për sipërmarrjet tuaja. Të gjithë bashkëatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në Diasporë, duhet të marrin guximin dhe të bëhen sipërmarrës. Vetëm duke u angazhuar me seriozitet dhe vullnet, arrihen dhe rezulatat. Duke i ndihmuar vetëvehtes, ndihmohet edhe rrethi pak më i gjerë, shoqëria dhe vendlinjet tona”. Kështu e nisi fjalën e tij përshëndetëse filantropi dhe biznesmeni i shquar Z.Lazim Destani, gjatë aktivitetit të organizuar në Koblenz të Gjermanisë, Unioni i Bizneseve Gjermano-Shqiptare në Gjermani. Aktiviteti u mbaj në qytetin ku bashkohen dy lumenjtë, Rhein dhe Mosel, konretisht në Deutsch Eck, ku Unioni i Bizneseve gjermane-shqiptare në Gjermani organizoi takimin e radhës me strukturat e saj organizative dhe disa nga anëtarët premium.
Kryetari I këtij unioni, Nazmi Viqa, në hapjen e këtij takimi, i njoftoi të gjithë të pranishmit se qëllimi ishte të falenderohen të gjithë ata që po japim kontribut në zhvillimin dhe rritjen e Unionit të Bizneseve, duke i shperndarë dhe mirënjohje të pranishmëve për kontributin dhe financimin e shoqatës. Me mirënjohje u nderuan edhe anëtarët e Unionit, të cilët për shkak të kohës së pushimeve nuk arritën të jenë pjesë e kësaj mbrëmje.
Falenderimet në shkallë edhe më të gjerë, planifikohen të bëhen në vjeshten e këtij viti jubilar, kur edhe Unioni i Bizneseve shënon 10-vjetorin e themelimit të saj, për organizimin e të cilit, Kryetari mori përkrahjen e të gjitha strukturave të tij që në ditët në vijim të fillohet me orgaizimin e kësaj ngjarje të veçante.
Në këtë takim të Unionit të Bizneseve i pranishëm ishte edhe biznesmeni i mirënjohur shqiptar në Gjermani dhe më gjerë, Z.Lazim Destani, i cili në fjalën e tij përshëndetëse i inkurajoi të gjithë bashkëatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë në Diasporë, të marrin guximin dhe të bëhen sipërmarrës. “Vetëm duke u angazhuar me seriozitet dhe vullnet, arrihen edhe rezulatat. Duke i ndihmuar vetëvehtes i ndihmohet edhe rrethit, shoqërisë dhe vendlinjeve”, theksoi Filantropi Lazim Destani.
Në këtë takim merrte pjesë si anëtar i Unionit dhe mbështetës i tij, ku u nderuar edhe me Certifikatën e Mirënjohjes, edhe biznesmeni dhe diplomati, Skënder Xhakaliu, i cili njihen në Gjermani edhe si ish-Ambasador i Republikës së Kosovës, por edhe si një activist i diasporës shqiptare.
Gjatë takimit u shkëmbyen ide, propozime dhe u treguan storje suksesi të anëtarëve të pranishëm.
Biznesmeni Lazim Destani familja e të cilit drejton ND Group, Ecolog International e dhjetra kompani të tjera në mbarë botën, është një nga aktivitet më të shquar të diasporës, të çështjeve dhe mbështetës i kauzave patriotike për trojet shqiptare.
Destani mori pjesë në takimin e Unionit, menjëhetë pas dy takimeve të rëndësishme që pati në Zvicër, me Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare në këtë shtet. Ai është dhe Kryetar Nderi i këtij Rrjeti.
LINI NJË KOMENT