Menu

Një mundësi për biznesetshqiptare, mbahet në Prishtinë Forumi Ekonomik Gjermano-Kosovar. Lazim Destani: Rrit bilancet e eksporteve, forcon kompanitë

KOSOVË – Për dy ditë me radhë në Prishtinë, po zhvillohet për herë të parë Forumi Ekonomik Gjermano-Kosovar, ku marrin pjesë 40 biznese nga Kosova, Gjermania e diaspora. Ky forum, do të pasohet dhe me vizita të ndërsjellta në kompanitë respektive të pjesëmarrësve dhe ka për qëllim kryesor, forcimin e bashkëpunimit mes kompanive, njohjen dhe prezantimin e biznesve të Kosovës, Gjermanisë dhe atyre të diasporës.
Biznesmeni i suksesshëm dhe filantropi Lazim Destani, ishte i pranishëm në këtë forum, ku nëpërmjet rrjete të tij sociale njoftoi pjesëmarrjen dhe kënaqësine e zhvillimit të një aktiviteti të tillë.
“Kënaqësi pjesëmarrja në Forumin e parë Ekonomik Gjermano-Kosovar që po i zhvillon punimet këto ditë (5-7 korrik) në Prishtinë. Ky Forum, i organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe me mbështetjen e Komitetit Lindor të Ekonomisë Gjermane e të Qeverisë së Kosovës, ka mbledhur së bashku mbi 40 biznese nga Gjermania, Kosova dhe diaspora.
Krahas rreth 250 pjesëmarrësve nga Kosova e Gjermania, të pranishëm në këtë Forum janë autoritete të larta nga Qeveria e Kosovës, perfaqësues nga Ministria Federale Gjermane për Ekonomi, si dhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë.
Mbajtja e këtij Forumi është edhe një mundësi e mirë për avancimin e bashkëpunimit mes Kosovës e Gjermanisë. Afaristë të shumtë nga të dyja vendet e nga diaspora këtu gjejnë mundësi të favorshme për shpalosjen e ideve dhe iniciativave për zhvillim biznesi, për rritjen e bilancit të tregtisë, industrisë e të eksporteve nga Kosova.

 

Është me rëndësi të veçantë njohja e afaristëve e partnerëve gjermanë me mundësitë e investimeve në fushat me potencial më të madh që ofron Kosova, pasi Gjermania është partneri kryesor strategjik për zhvillimin e ekonomisë së Kosovës. Sipas agjendës në mbyllje të forumit pasojnë vizitat që do realizohen nëpër kompani e biznese në disa qytete të Kosovës. Këto vizita, përmes takimeve të drejtpërdrejta të afaristëve e bizneseve, paraqesin mundësi shumë të mira për njohje, për rrjetëzim e bashkëpunim mes bizneseve”, shkruan Destani.
Lazim Destani, i njohur në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Kosovë e Luginën e Preshvës, por edhe në të gjitha vendet ku ka shqiptar, për filantropinë dhe bamirësinë e tij, është Kryetar i Bordit Mbikqyrës të kompanisë ndërkombëtare, Ecolog International, pronë e familjes së tij dhe shtylla kryesore financiare e ND Group.
Destani, njëherësh njihet edhe si një prej mbështetësve të çështjeve shqiptare. Ai është dhe Kryetar Nderi i Rrjetit të Bizneseve të Diaporës Shqiptare, si dhe President Nderi i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare.
Alert.al

Related Posts