Filantropi dhe biznesmeni Lazim Destani ka përshëndetur vendimin e Parlamentit Europian për miratimin e vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Mesazhi i Z.Destani në Facebook:
Urime Kosovë!
Liberalizimi i vizave është një lajm i këndshëm dhe i pritur shumë gjatë që shënon fitoren e radhës për shtetin e Kosovës. Lëvizja e lirë e njerëzve është ndër tiparet thelbësore të demokracisë, andaj kjo është dhe fitore për demokracinë si dhe për Bashkimin Europian.
E përshëndet këtë vendim të Parlamentit Europian, ndërsa i përgëzoj institucionet dhe popullin e Kosovës si dhe gjithë bashkëkombësit tanë për këtë arritje historike.
Liria e lëvizjes pa viza në zonën Schengen, nga 1 janari i vitit 2024, do të sjellë lehtësira në dobi të biznesit, shkencës, artit, kulturës dhe në përgjithësi do t’i shërbejë zhvillimit ekonomik e shoqëror të Kosovës.
Suksese të reja Kosovë në rrugën tënde drejt integrimit të plotë në strukturat euroatlantike!
Qendra Alert/Alert.al
LINI NJË KOMENT