Rrjetit Europian i Lidershimit lançoi në pallartin Westminster Programin Ballkanik, me mbështetjen e Qendrës së Sigurisë së Evropës Juglindore. Ky program ka për qëllim të forcojë kapacitetin e parlamenteve dhe ligjvënësve individualë në shqyrtimin e politikave të sigurisë, duke plotësuar një boshllëk të qartë në sigurinë e rajon.
LONDER – Përgjatë të premtes së 24 qershorit, u mbajt në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Konferenca për Programin Ballkanik e Rrjetit Europian të Lidershimit, e organizuar nga Rrjeti i Lidershipit Europian në Londër. Kryetar i këtij rrjeti, njëherësh anëtar i parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Lordi Browne i Ladyton-it, i cili është edhe organizatori, mes figurave të njohura europiane e të rajonit tonë, ku ndodhej dhe Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Lordi George Robertson, kishte ftuar në këtë aktivitet të rëndësishëm për Ballkanin e e Europën, edhe filantropin e biznesmenin Lazim Destani. Pjesëmarjen në aktivitetin e zhvolluar në Parlamentin e Anglisë, e ka njoftuar vetë Z.Destani, i cili është takuar dhe me ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Lordi George Robertson, njëherësh dhe ish-Sekretar i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar.
“Isha i ftuar nga Rrjeti i Lidershipit Europian në Londër, kam kënaqësinë e pjesëmarrjes në Konferencën që po mbahet në ambientet e Parlamentit Britanik. Kjo Konferencë ka mbledhur së bashku Parlamentarë Britanikë, përfaqësues nga Ballkani Perëndimor e më gjerë, me synim, shqyrtimin e projektit mbi planifikimin e detajuar të një programi të punës ndërpartiake për ndërtimin e mbikëqyrjes parlamentare të politikës së sigurisë në Ballkan”, shkruan Destani në rrjetet e tij sociale. Sipas tij, pjesëmarrës në këtë Konferencë janë Lordi George Robertson, ish-Sekretar Gjeneral i NATO-s dhe ish-Sekretar i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Lordi Browne i Ladyton, ish-Sekretar i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar dhe Kryetar i Rrjetit të Lidershipit Europian, Parlamentarë të tjerë nga vendet e Ballkanit e të rajonit, si dhe përfaqësues nga sfera e biznesit. “Fjala hapëse dhe kryesore e Konferencës ishte ajo e Lordit Robertson, ndërsa nga temat që u shtruan për diskutim do ta veçoja atë të seancës së parë që ka të bëjë me sigurinë e rajonit të Ballkanit, situata aktuale në vendet e Ballkanit pas invazionit rus në Ukrainë. Në darkën e organizuar pata rastin t’i përshëndes të pranishmit, duke i falënderuar miqtë tanë ndërkombëtarë për përkrahjen e vazhdueshme që ata i japin vendeve të rajonit tonë të Ballkanit. Siguria dhe stabiliteti politik janë faktorë të rëndësishëm për bashkëpunimin dhe zhvillimin ekonomik të rajonit”, thekson Destani.
Udhëtimi i Z.Destani drejt Londrës erdhi menjëherë pasi ishte i ftuar në Konferencn Ndërkombëtare, “Forumi i Prespës për Dialog”, e mbajtur në Ohër, platformë kjo e linçuar vitin e kaluar nga Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut.
Alert.al
LINI NJË KOMENT