Menu

Puro “Qunto” të personalizuara me imazhin e Skënderbeut, për kampionin e karatesë. Filantropi Lazim Destani pret në selinë e tij, Enver Idrizin

Biznesmeni i njohur dhe filantropi Lazim Destani, priti në selinë e tij në Dyseldorf kampionin botëror të karatesë Enver Idrizi, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij jovetëm në sport, por në ngritjen e vlerave të kombit shqiptar.

Me këtë rast Z.Destani, duke vleresuar rolin dhe kontributin kombëtar te kampioni botëror Enver Idrizi e ka ftuar si mysafire spacial ne rezidencën e tij, duke i dhënë dhe një pako speciale si surprizë.

Qëllim i kësaj pritje të Enver Idrizit nga ana e Lazim Destanit ishte për t’i bërë një surprizë, pasi një sërë suskesesesh dhe mirënjohjesh që ju ishin ndarë gjatë këtij viti Enver Idrizit nga insititucione kombetare dhe personalitete të larta, si nga Kosova ashtu edhe nga Shqiperia e Maqedonia e Veriut dhe së funmi në Kroaci i është dhënë titulli “Legjenda e të gjitha kohërave e karatesë”.

Me këtë rast, Lazim Destani, duke vleresuar rolin dhe kontributin kombëtar të Enver Idrizit, sipas të cilit, ai e ngritur imazhin e kombit tonë drejt sensiblizmit të çeshtjes së Kosovës dhe asaj mbarëshqiptare në arenen nderkombëtare. Prandaj edhe dhuratat për kampionin botëror nga biznesmeni i njohur shqiptar Lazim Destani ishte një kuti me cigare puro, prodhim i limituar me imazhin e me Skënderbeut.

Marka e purove “Qunto” është në pronësi të aktorit Blerim Destani. Ky i fundit, ka prodhuar 100 kuti të personalizuara me figurën e Skdnërbeut dhe një nga këto babai i tij ia dhuroi kampionit të karatesë, Enver Idrizi.

Ka qenë vetë Idrizi ai që e ka zbuluar surprizën. “Sot mora një dhuratë shume interesante dhe të çmuar për mua. Një pako me cigare puro të limituar të markës QUNTO, markë e aktorit të njohur Blerim Destani, djali i Lazimit. Kjo kuti, ku çdo cigare mban me imazhin e Skënderbeut, është prodhuar enkas për Z.Destani nga djali i tij, pronar i markës “Qunto”. Familja Destani është një familje bujare, patriotike dhe humane, që ka bërë dhe bën shumë për trojet shqiptare. Zoti e bekoftë këtë familje bashkë me tre djemtë e tij shembullor, Nazifin, Blerimin dhe Selimin, të cilët janë bërë shembull për gjithë shqiptarët në Gjermani dhe Perëndim”, shkruan Enver Idrizi.

Alert.al

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed