Menu

Rinisin diskutimet për votën e Diasporës, i pranishëm edhe filantropi Lazim Destani

Përfaqësues të Diasporës Shqiptare si dhe anëtarë të Këshillit Koordinues të Diasporës kanë zhvilluar ditën e djeshme një takim me kreun e Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Z. Ilirjan Celibashi. Në fokus diskutimet për realizimin e votës së shtetasve shqiptar që banojnë jashtë vendit. Të pranishëm në këtë takim si përfaqësues të KKD-së ishin edhe Presidenti i Nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës Z. Lazim Destani (Gjermani) dhe kryetari i saj z. Ardian Lekaj (Hollandë).

Gjatë takimit u dakordësua për organizmin e një konferencë mbarëkombëtare ku të gjitha palët e interesit do të kenë mundësi të shprehin mendimin e tyre për votën e Diasporës. Një takim i cili do të realizohet gjatë muajve prill-maj.

Në vemendje në këtë periudhë do të jenë 4 pika:

– si do të realizohet regjistrimi

– cila do të jetë metoda e votimit

– cfarë mendon Diaspora se duhet bëre me votat e marra

– edukimi i Diaspores përsa i përket votës

Pas mbylljes së institucionit të Ministrit të Shtetit për Diasporën, institucion drejpersedrejti i angazhuar në realizimin e votës së Diasporës,  ishte deputeti i PD, Oerd Bylykbashi i cili e solli sërish në vëmendje në muajin tetor.

Bylykbashi në një postim në rrjetet e tij sociale shkruante se vota e emigrantëve është domosdoshmëri dhe qeveria duhet të nisë regjistrimin e tyre pa asnjë pengesë. Ai thotë se janë rreth 1.6 milionë shqiptarë që iu mohohet e drejta e votës. Sipas Bylykbashit, sigurimi i votës së emigrantëve mund të bëhet dhe me Kodin Zgjedhor që është në fuqi dhe se zvarritja e procesit është e qëllimshme nga qeveria në pushtet.

Ndërsa kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në fjalën e tij të fundit në këtë legjislaturë të Kuvendit të Shqipërisë, premtoi se 25 prilli do të jetë procesi i fundit zgjedhor që emigrantët nuk votojnë dot. (Diaspora Shqiptare)

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed