Menu

Rrjeti i Bizneseve të Diasporës në Europë dhe filantropi L.Destani në vizitën 2-ditore në Bursa: Shkëmbim pervojash me biznesmenë të këtij qyteti

Filantropi dhe biznesmeni Lazim Destani me grupin e Rrjetit të Bizneseve morën pjesë në programin e ditës së dytë në Bursa, organizuar nga Shoqata e Bizneseve Shqiptare në Turqi, ARNIAD. Gjatë vizitës 2-ditore, Z.Destani pati mundësinë të takonte dhe të shkëmbente përvojnë me një sërë biznesmenësh të këtij qyteti. Në fjalën e tij, Z.Destani vlerësoi aktivitetet e organizuara nga Shoqata e Bizneseve Shqiptare e themeluar vetëm disa muaj më pare dhe vuri theksin se këto takime mundësojnë rritjen e bashkëpunimit mes biznesmenëve shqiptarë nga Europa dhe bizneseve të bashkëkombësve nga Turqia.

Fjala e plotë e Z.Lazim Destani:

Gjatë qëndrimit në Bursa të Turqisë, dje vazhduam me programin e ditës së dytë ku grupi ynë i Rrjetit të Bizneseve realizuam takim të përbashkët me afaristët e këtij qyteti. Me këtë rast, në fjalën time përshëndetëse e nënvizova rëndësinë e jashtëzakonshme të vizitës sonë atje.

Te afaristët shqiptarë të Bursës unë pashë një organizim shumë të mirë sado që Shoqata e Bizneseve Shqiptare atje ishte themeluar vetëm disa muaj më parë. Ata kishin vullnet të madh bashkëpunimi mes vete ndërsa e potencova se ky takim i yni krijon mundësi bashkëpunimi tashmë mes afaristëve shqiptarë nga Europa dhe bizneseve të bashkëkombësve tanë nga Turqia.

Pas përfundimit të këtij takimi, në seancën e pasditës u zhvilluan takime B2B ku morën pjesë shumë kompani vendore.

Këto takime janë për t’u vlerësuar lart, prandaj bizneset shqiptare kudo që operojnë duhet të vazhdojnë me takime të këtilla pasi sa më afër të jemi me njëri tjetrin e sa më shumë bashkëpunim të kemi ne bëhemi më të bashkuar e më të fortë. Për pritjen e ngrohtë e vëllazërore, edhe një herë e falënderoj përzemërsisht Shoqatën e Bizneseve Shqiptare në Turqi – ARNIAD.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed