Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare startoi Samitin e Tretë të Grave të Biznesit të Diasporës. Tema e këtij viti “Gruaja për Zhvillim të Qëndrueshëm” mblodhi bashkë rreth 100 gra sipërmarrëse të suksesshme shqiptare dhe në Diasporë.
Ky samit i tretë synon të ofrojë mbështetje për sipërmarrëset e Diasporës dhe komunitetin lokal të biznesit. Është e rëndësishme që femrat sipërmarrëse të mbeten të angazhuara dhe të lidhura me drejtuesit e biznesit për mbështetje të vazhdueshme, ndarjen e përditësimeve të tregut si dhe evidentimin e mundësive dhe praktikave më të mira. Ky Samit ofron një mundësi dhe platformë unike për t’u lidhur me liderët e biznesit dhe sipërmarrësit. Pjesëmarrësit morën informacion për tregje të reja, mundësi biznesi dhe investimi, si dhe mbështetje për çështjet që prekin aktualisht bizneset e tyre.
Nëpërmjet prezantimeve dhe diskutimeve në panele, të pranishmit u njohën me histori frymëzuese të grave, që janë bërë të suksesshme në biznes dhe që tani shërbejnë si model për të tjerët.
Pjesë e diskutimeve të Samiti ishin Z. Lazim Destani, President Nderi i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, z. Ardian Lekaj, Kryetar i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Atifete Jahjaga, presidentja e parë Grua e Kosovës, Liza Gashi, Zëvendësministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, znj. Valbona Zeneli, Drejtore e Iniciativave Strategjike, George C. Marshall, Qendra Evropiane për Studime të Sigurisë, Gjermani, znj. Rudina Jasini, Pedagoge, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Oksfordit, Mbretëri e Bashkuar, Anila Hyka Smorgrav, Këshilli Koordinues i Diasporës, Francë, Znj. Besmira Uruçi, Zëvendës Presidente, Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Luksemburg, Znj. Mirela Mezani, Presidente, Ëomen Alb Ëorld, Zvicër, etj.
Ky aktivitet realizohet në bashkëpunim me Qendrën për Ndërmarrjet Ndërkombëtare Private (CIPE), Qendrën për Fuqizimin Ekonomik të Grave (CËEE), Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministrin e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.
Qendra Alert/Alert.al
LEAVE A COMMENT