Menu

Takim për votën e mërgimtarëve, KKD online me kryeministrin. Biznesmeni Lazim Destani: Diaspora kontribuon për ekonominë, duhet të votojë, që të mos ndihet jetime

Këshilli Koordinues i Diasporës pas disa javësh angazhim në një fushatë intensive për përfshirjen e së drejtës së votës së shtetasve shqiptarë jashtë vendit, dje zhdilloi zhvilloi një takim online me Kryeministrin e Shqipërisë, ku i kanë kërkuar realizimin e kësaj kërkese si një të drejtë legjitime të çdo shtetasi shqiptar që jeton jashtë vendit.

Kryeministri Rama gjatë takimit u shpreh se çështja e votës së Diasporës është shumë delikate.

“Nëse do kishim pasur një debat në një kohë më të arsyeshme, do të kishim më shumë mundësi për zgjedhjen e shqiptarëve që janë jashtë. Duke qenë se procesi ka qenë shumë i ngatërruar dhe ulja në tryezë është bërë me një vonesë të jashtëzakonshme dhe është bërë në kushte shumë specifike, atëherë optimizmi për realizimin e këtij premtimi është më i vogël se çdo ishte normalisht”, tha ai.

Si anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës, por dhe si aktivist i çështjeve shqiptare, biznesmen i suksesshëm dhe filantrop, Z.Lazim Destani, në fjalën e tij, e vuri theksin të rëndësia e diasporës në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë e trojeve tjera shqiptare, në investimet e pritshme dhe krijimin e mundësive për të rinjtë, që të jetojnë në vendet e tyre. Për këto arsye, sipas Destanit, Diaspora duhet të ndihet e barabartë dhe te vota e jo si jetime. “Në anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës, jemi shumë afër me Diasporën dhe me kompani të fuqishme që kanë interesa të investojnë në Shqipëri dhe në vise të tjera, me dhjetra unione të bizneseve, me shoqata të ndryshme që kanë dhënë dhe japin shumë kontrobute për vendet tona. Këtë vit, Shqipëria u godit dy herë rëndë, termeti i 26 nëntorit dhe Koronavirus”, tha Z.Destani, duke lënë të nënkuptohet që në ditë të vështira për kombin, mërimgtarët dhe diaspora në tërësi janë të domosdoshëm për rikëmëbjen e atdheut të tyre. Ndërkohë, ai shtoi se Diaspora është gjithmonë e gatshme dhe gjithmonë në lëvizje me kompani të ndryshme ndërkombëtare e sipërmarrje, për zhvillimin e ekonomisë së vendit e në këtë këndvështrim, edhe vota për diasporën është shumë e rëndësishme.

“Besoj shumë se ne, diaspora, do të organizohemi për t’i shërbyer ekonomisë, për të kryer e bërë të mundura shumë investime dhe t’i sigurojmë rinisë tonë sa më shumë vende pune.

Për këto arsye, e drejta e votës së Diasporës do të ishte mëse e domosdoshme, pasi do ta ndjente veten të barabartë dhe nuk do të ndhejej jetime”, theksoi Destani, i cili është njëherësh dhe Kryetar i Bordit të gjigandit “Ecolog International” që drejtohet nga familja e tij.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko tha se sot synohet që në zgjedhjet e ardhshme Diaspora do të votojë. “Ajo që është e rëndësishme është fakti që maxhoranca ka vullnetin e plotë dhe do të kthehet në një fakt. Do të behet fakt votimi i shtetasve shqiptare që jetojnë jashtë vendit në vitin 2021. E drejta kushtetuese nuk ka nevoje për negociata. Ndoshta ky është parlamenti i parë që ka krijuar komisionin që në sesionin e parë të tij, dhe që në tre muajt e parë ne kemi depozituar materialin e parë për votimin e shtetasve tanë”, tha Majko.

Ndërsa kryetari i Këshillit Koordinues të Diasporës, Mark Gjonaj tha se KKD duhet të ketë një zë të sajin në tryezën e bisedimeve. “Ju e keni parë që Diaspora ka bërë pjesën e saj në kohë të vështira si pas tërmetit dhe gjatë Covid-19. Kjo është një arsye më shumë që KKD mund të marrë pjesë në çdo grup diskutimi. Ne dëshirojmë që të kemi një zë në tavolinën e diskutimeve. Ne shpresojmë që të afroni më shumë KKD. Një nga dëshirat tona është që të kemi një grup përfaqësues në të gjitha nivelet e diskutimeve që po bëhen dhe do të bëhen”,- tha ai.

Në fund të takimit kryeministri tha se “30 qershori është afati i fundit. Ne jemi të vendosur që bëjmë maksimumin që të realizojmë votimin e Diasporës për zgjedhjet e 2021. “Këtë na lejoni ta finalizojmë brenda pak javësh  si konkluzion sepse si vullnet dhe dëshirë nuk diskutohet që po”, përfundoi ai.

Linku i plotë i mbledhjes së KKD:

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/869614246875486/?fref=mentions&__xts__[0]=68.ARClMAl8EDrtOMc_E95xoT6Q8_Yl5Jfs_be9PAadnyhygv_z4oAGL5mKxvltQCItTUql8glnA9paQ4fGeCWi52RJokf11AftWbym_Q3WjH_Ot5k61ZXV_07iDm346A7w1kVyfyyBnQQGqoTSgTQHTdj-lXekfVro0wl1DDSzUbzcGfNVzMqHiKfQuWcFvhDH95kxsb6ElLUrN4cjHKwN3W9JsKJFJLCRtlLSqAylXLbjvnN4aoN_T9e9yJX_m_pDdYH43auKdXkxY3M6-1qw-57wjOA1uNMSLRoWz8X2Qxyawo1EHVQtefUzSI2YsT_6TOD6gax05awsIrzMUdDB_GSJveotrlTkrdFLO5eqYwJfaVLZlwUusOp7t-SuYPH3fQItxH7w8GDR6IEtuAgEPwdmQZJ3N0G_yItSILE60LT3Z7s9bFGh3wFg2VnTZrYTlj0PfuPxdKZtCRWeO8fSv7fY4ofJthwnGJzmDM_CfWgNB9-h5Ec7QHRs5-AeJA&__tn__=K-R

Qendra ALERT / Alert.al

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed