Menu

Takimi letrar “Azem Shkreli”, mes dhjetra figurave, edhe Lazim Destani: Jam krenar që e njoha veprimtarin me vlera të larta

Takimi i përvitshëm letrar “Azem Shkreli” u mbajt edhe këtë vit në Dyseldor të Gjermanisë, ku pjesë e këtij aktiviteti ishin personalitete të letrave, historisë, studiues nga trojet shqiptare dhe diaspora. Mes tyre, ishte dhe filantropi e atdhetari Lazim Destani, i cili e njoftoi aktivitetin dhe pjesëmarrjen në të.
“Takimi Letrar ‘zem Shkreli’, që për çdo vit organizohet në Gjermani, u mbajt dje në hapësirat e Klubit Ekonomik të Dyzeldorfit. Ishte nder dhe kënaqësi pjesëmarrja në këtë manifestim, ku ashtu si viteve të kaluara, për ta nderuar, për t’i dhënë bukurinë e për ta respektuar këtë ngjarje artistiko-letrare kishin ardhur shkrimtarë, historianë e studiues që punojnë e veprojnë në diasporë por sigurisht edhe nga trojet tona”, shkruan Destani. Sipas tij, paraqitjet e folësve në këtë manifestim nderuan dhe respektuan fjalën e shkruar shqipe dhe kolosin e saj, lirikun modern Azem Shkreli, i cili i dha aq shumë letërsisë dhe kombit tonë.

“Jam krenar që pata fatin të takohem shpesh e ta kem mik këtë njeri dhe veprimtar me vlera të larta. Bukuri të veçantë kësaj ngjarje letrare i dha nderimi me çmime për poezinë më të mirë si dhe pikat muzikore me këngën e bukur shqipe”, thekson Destani.
Azem Shkreli lindi më 1938 në Rugovë të Pejës dhe u diplomua në Fakultetin Filozofik, Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe në Prishtinë. Për shumë vjet ai ka qenë kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit. Në fund të viteve ‘50, do të shfaqet brezi i “të nëntëve” i prirë nga Shkreli, i cili vendosi kulme poetike në letërsinë shqipe. Shkreli u ngjít natyrshëm në kulmet e poezisë së sotme shqiptare dhe këtë vend ai e konsolidoi dhe e përforcoi nga njëra vepër poetike në tjetrën, deri në atë të fundit, që e la dorëshkrim “Zogj dhe gurë”, botuar më 1997. Ai vdiq në pranverën e vitit 1997.
Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed