Menu

Digjen 23 hektarë pyje në malin e Tomorrit, banorët përpiqen ta shuajnë vetë zjarrin

Prej pesë ditësh vatra e zjarrit në malin e Tomorrit vijon të jetë aktive. Si pasojë e flakëve, të cilat janë favorizuar edhe nga era, deri më tani janë djegur 23 hektarë pyje me pisha, si dhe disa vendbanime të kafshëve të egra.

Forcat zjarrfikëse e kanë të vështirë të ndërhyjnë  për shkak të terrenit të vështirë dhe prej katër ditësh vijon puna me helikopterë dhe e forcave të armatosura, të cilat kanë ndërhyrë nga ajri, duke hedhur ujë nga lartësia në të gjithë sipërfaqen e pushtuar nga flakët.

Në ndihmë të tyre për shuarjen e zjarrit, janë angazhuar edhe banorët e fshatrave përreth. Për zjarrin janë arrestuar 2 persona, si autorët të zjarrvënis, gjatë kohës që ata mblidhni bimë medicinale në zonë. Në pranga ranë Bardhyl Murati, 50 vjeç dhe  Elton Topi, 32 vjeç, të cilët kishin ndezur zjarr gjatë kohës që kanë qenë duke mbledhur bimë medicinale, por flakët u kanë dalë nga kontrolli duke djegur kurorën me pisha, zjarr që ende nuk po mund të shuhet për shkak të terrenit. Gjithashtu edhe 3 persona po ndiqen në gjendje të lire.

alert.al/

Related Posts