Menu

Dita Botërore e Sigurisë Ushqimore 2024: “Përgatituni për të papriturat”

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO) kanë zbuluar temën e Ditës së gjashtë vjetore Botërore të Sigurisë Ushqimore (WFSD), që mbahet më 7 qershor 2024 – “Siguria e ushqimit: Përgatituni për të papriturat.”

Sipas OBSH-së, një në dhjetë njerëz në mbarë botën sëmuren nga ushqimi i pasigurt çdo vit dhe më shumë se 200 sëmundje shkaktohen nga ngrënia e ushqimit të kontaminuar nga bakteret, viruset, parazitët ose substancat kimike.

WFSD u krijua në 2018 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, pasi u sugjerua nga Komisioni Codex Alimentarius, si një mënyrë për të rritur ndërgjegjësimin për sigurinë ushqimore dhe për të promovuar bashkëpunimin në të gjithë sektorët. Ai lehtësohet bashkërisht nga OBSH dhe FAO.

Tema e World Food Safety Day 2024 synon të tërheqë vëmendjen ndaj krizave të papritura që mund të kërcënojnë sigurinë ushqimore, si ndërprerjet e energjisë elektrike, fatkeqësitë natyrore, shpërthimet e sëmundjeve ushqimore të shkaktuara nga produktet e importuara dhe situata të tjera. Për Ditwn Botwrore tw Sigurisw Ushqimore 2024, OBSH dhe FAO po kërkojnë nga të gjitha palët e interesuara përgjatë zinxhirit të furnizimit me ushqim nëse, janë të përgatitur të adresojnë kërcënimet e papritura ndaj sigurisë ushqimore në një furnizim global ushqimor gjithnjë e më të ndërlidhur.

Në një paketë mjetesh komunikimi të botuar së fundmi, WFSD 2024, OBSH përshkruan veprimet që qeveritë, bizneset dhe individët mund të ndërmarrin për t’u përgatitur për incidentet e sigurisë ushqimore. Për shembull, paketa e masave sugjeron që qeveritë të angazhohen për zhvillimin ose përditësimin e planeve kombëtare të reagimit ndaj sigurisë ushqimore, të forcojnë sistemet kombëtare të kontrollit të ushqimit, të rrisin kapacitetet e mbikëqyrjes dhe koordinimit dhe të përmirësojnë komunikimin me bizneset ushqimore dhe publikun. Paketa e rekomandimeve thekson tekstin e Codex Alimentarius të vitit 2004, me titull  “Parimet dhe Udhëzimet për Shkëmbimin e Informacionit në Situatat e Emergjencave Ushqimore”, i cili rekomandonte që Shtetet Anëtare të zgjidhnin pikat zyrtare të kontaktit për të shkëmbyer informacion gjatë krizave ndërkombëtare. Si përgjigje, u krijua Rrjeti Ndërkombëtar i Autoriteteve të Sigurisë Ushqimore FAO/OBSH (INFOSAN), i cili sot përfshin autoritetet e sigurisë ushqimore nga 189 vende, të cilët, të ndihmuar nga FAO/WHO, shkëmbejnë informacione dhe zbatojnë masat e menaxhimit të rrezikut gjatë ngjarjeve shumëkombëshe të sigurisë ushqimore.

Related Posts