Menu

Dita e Remitancave, Majko:Të krijojmë model për ti dhënë hov zhvillimit ekonomik

Në Tiranë po mbahet takimi në Ditën Ndërkombëtare të Remitancave, duke vlerësuar këtë kontribut, mirëmenaxhimi i remitancave në dobi të familjeve të vendit si edhe formalizimi i kanaleve të dërgimit të tyre në atdhe, objektiva kryesore këto dhe të Strategjisë Kombëtare të Diasporës.

Në fjalën e tij ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko tha se, deri tani remitanca është konsideruar vetëm një e ardhur dhe kaq, duke theksuar nevojën e një modeli të dobishëm, një alfabeti të ri ekonomik, pasi remitancat tejkalojnë dhe investimet e huaja në vend.

“Mendoj që takimi i sotëm është i një rëndësie të veçantë. Arsyetimi mbështetet tek Strategjia Kombëtare e Diasporës, është në një moment të rëndësishëm të aplikimit të vet. Është ndër sektorët e rrallë të Republikës së Shqipërisë që brenda 4 viteve është strategjia e dytë që aplikohet për diasporën dhe marrëdhëniet e shtetit shqiptar me Diasporën. Ajo që dëshiroj të nënvizoj është tema e remitancave që deri tani është konsideruar si një e ardhur dhe vetëm kaq. Modelet e dobishme që po shohim në shumë vende të botës tregojnë se bëhet fjalë për një alfabet të ri ekonomik kur flitet për remitancat. Aktualisht për Republikën e Shqipërisë përfaqësojnë të ardhurën më të madhe që shteti shqiptar merr. Ato tejkalojnë dhe investimet e huaja apo investime të natyrave të tjera të brendshme. Bëhet fjalë për një të ardhur që shkon në kufijtë e 1 miliardë dollarëve”, tha ministri Majko.

Ai përmendi dhe Bankën e Diasporës si një pikë e marrëveshjeve të firmosura mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Fjala e plotw e ministrit Majko

Pandeli Majko

“Ju përshëndes të nderuar pjesëmarrës. Mendoj që takimi i sotëm është i një rëndësie të veçantë. Arsyetimi mbështetet tek Strategjia Kombëtare e Diasporës, është në një moment të rëndësishëm të aplikimit të vet. Është ndër sektorët e rrallë të Republikës së Shqipërisë që brenda 4 viteve është strategjia e dytë që aplikohet për diasporën dhe marrëdhëniet e shtetit shqiptar me Diasporën. Ajo që dëshiroj të nënvizoj është tema e remitancave që deri tani është konsideruar si një e ardhur dhe vetëm kaq. Modelet e dobishme që po shohim në shumë vende të botës tregojnë se bëhet fjalë për një alfabet të ri ekonomik kur flitet për remitancat. Aktualisht për Republikën e Shqipërisë përfqësojnë të ardhurën më të madhe që shteti shqiptar merr. Ato tejkalojnë dhe investimet e huaja apo investime të natyrave të tjera të brendshme. Bëhet fjalë për një të ardhur që shkon në kufijtë e 1 miliardë dollarëve. Gjithsesi mendoj që mos të bëhem më ekspert se ekspertët dëshiroj të vlerësoj dhe nënvizoj faktin se BSH me INSTAT ka disa vjet që ka futur në konceptin e raportimit vjetor çështjen e diasporës. Sidomos BSH i ka dhënë një cilësi të veçantë këtij momenti për të cilin ka vlerësimin më të veçantë duke nisur nga guvernatori dhe gjithë stafi që ka në dispozicion. Unë dëshiroj të vlerësoj aktivitetin e sotëm, nuk dëshiroj të eci me logjikën se ne anëtarët e qeverisë i dimë gjërat më mirë. Aktualisht çështja që po diskutohet sot në ditën e remitancave kërkon ekspertizë të nivelit të veçantë. Për shkak të COVID jemi detyruar që të realizojmë komunikime të natyrave të tilla. Shpresoj që vitin që vjen aktiviteti të zhvillohet në kushte të ndryshme dhe të jemi të ulur në një tavolinë të rrumbullakët si përfaqësues të institucioneve të ndryshme edhe ndërkombëtare. Çështja e remitancave, angazhimi për to është ende në hapat e parë. Mendoj se jemi vonë po duke thënë këtë nuk përbën justifikim, po nxitje për të ecur më shpejt në trajtimin e të ardhurës më të madhe që zotëron sot kombi shqiptar dhe që quhet remitancë, dhe nuk kam fjalën vetme për shtetin shqiptar po dhe nivelin e lartë të migrimit në territore shqiptare jo vetëm në Shqipëri, por në Mal të Zi, Kosovë, Preshevë, Maqedoni. Përbën një moment tepër delikat që ka nevojë të diskutohet. Nënvizoj se në një nga marrëveshjet që është firmosur mes Repubikës së Shqipërisë dhe Kosovës është vendosur dhe një pikë për ngritjen e Bankës së Diasporës si angazhim i përbashkët, por janë projekt të së ardhmes. E rëndësishme është se zëri i profesionistëve vlen të dëgjohet më shumë se zëri i politikës dhe ne kemi nevojë për zërin e profesionistëve për tu ballafaquar më sfidat kryesore ku nuk diskutohet mungesa e financave, parave nëse flasim në gjuhë të thjeshtë, po mënyra e menaxhimit të tyre. Aktualisht remitancat përdoren vetëm për ndërtim, arsim dhe shëndetësi, në një kohë që shumë shtete të tjerë që kanë qenë në kushte të Shqipërisë kanë ndërtuar modele që i kanë dhënë hov zhvillimit ekonomik të vendit duke e kthyer nga marrës të remitancave në të kundërt. Mendoj se është një proces që ka vetëm 2 vjet që ka filluar dhe me mbështetjen e BSH. Prandaj dëshiroj që duke ju përshëndetur t’ia lë fjalën ekspertëve. Ju faleminderit!”

Alert.al

Related Posts