Menu

Dokumenti / Gripi i shpendëve, Ministria e Bujqësisë ndalon importet. Ja nga cilat shtete dhe produktet

Shfaqja e gripit te shendëve në disa vende të Evropës, por edhe Ballkanit, si dhe alarmi për përhapjen e tij edhe në vendin tonë, ka detyruar Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, të ndalojë importin dhe kalimin tranzit të shpendëve shtëpiakë e të egër, zogjtë 24 orësh, shpendët dekorativë, vezët e shpendëve, materialin bilogjik të tyre, mishin dhe nënproduktet e shpentëve. Sipas urdhërit të ministres Ekonomi, ky vendim është marrë me qëllim parandalimin e përhapjes së Influencës Aviare në shumë vende të Evropës. Madje, me një pjesë të këtyre vendeve, Shqipëria ka shkëmbime tregtare në këtë fushë, si import zogjsh, mishi shpendësh etj.

Në urdhërin e saj, Ministria e Bujqësisë ka specifikuar dhe shtetet apo edhe zonat konkrete ku prania e Gripit të Shpendëve është prezente, duke ngarkuar me marrjen e masave, Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, Agjencitë Rajonale të Shërbimit Veterinar dhe Mbrojtjes së Bimëve, si dhe drejtori të tjera të varësisë.

Më poshte, gjeni dokumentin e plotë, urdhërin e Ministrisë së Bujqësisë.

Qendra ALERT / Alert.al

Related Posts