Menu

A do të aplikohet fasha 800 KW/H në ditët në vijim?

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë një deklarate për mediat deklaroi se qeveria shqiptare ka vendosur të mos aplikojë fashën 800 KW/H as për muajin nëntor.

“Qeveria shqiptare ka vendosur të mos aplikojë fashën 800 kilovat orë për abonentët familjarë gjatë muajit nëntor. Kjo është një kohë për solidaritet. Nëse të gjithë së bashku vendosim të bashkëpunojmë, në qoftë se të gjithë së bashku kursejmë ashtu siç kemi bërë në shtator dhe tetor, qeveria shqiptare është e angazhuar të mos ekspozojë asnjë abonent familjar ndaj fashës 800 KW/H”.

Balluku shtoi se gjatë tetorit, në Shqipëri konsumi i energjisë është 7 për qind më pak se vitin e kaluar. Po ashtu, ajo tha se pritet që pas datës 13 nëntor të ketë evente meteorologjike në zonën e interesit, pra kaskadën e Drinit.

“Pas një analize që do të bëjmë pas datës 12 nëntor, do të themi publikisht se cilat ndërmarrje kanë kapur targetin dhe cilat kanë shkuar edhe përtej targetit. Megjithatë, të gjithë së bashku kemi kursyer 7% të konsumit vendor të energjisë. Kjo është një shifër për t’u përshëndetur që na jep mundësinë që të rishikojmë çështjen e fashës.

Duhet të kemi parasysh që kemi pritur reshje këtë fundjavë, por të cilat kanë qenë të pakonsiderueshme sa i përket kaskadës së Drinit. Ka pasur reshje në vende të ndryshme të Republikës së Shqipërisë, sidomos në jug dhe juglindje, por në zonën e veriut, reshjet kanë qenë të pakta. Megjithatë, sipas të dhënave që kemi, presim që të ketë evente meteorologjike në zonën e interesit, pra në Kaskadën e Drinit, por edhe prurje nga RMV pas datës 13 nëntor”,- tha Balluku.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed