Menu

Banka Botërore: Shqipëria me rritjen me të ulët ekonomike, rezulton edhe pas Kosovës

Projeksioni i Bankës Botërore parashikon që rritja e çmimeve do të godasë më fort Shqipërinë se vendet e tjera të rajonit. Sipas Bankës Botërore, ekonomia e vendit tonë vitin e ardhshëm do rritet me vetëm 2.3%, më e ulëta në krahasim me 5 vendet e tjera të rajonit. Ngadalësimi i ekonomisë gjithashtu vë në pozitë të vështirë edhe shtresat e varfëra në vendin tonë. Indikatori i Bankës Botërore për popullsinë në rrezik varfërie tregon Shqipëria është më e rrezikuara, vetëm pas Kosovës. “Shqipëria duhet të bëjë kujdes me politikat fiskale. Ka kaluar disa sfida, si pandemia dhe tërmeti dhe sërish po vazhdon rritjen. Kjo është diçka pozitive, por tani është një moment i vështirë, ku duhet të ketë në balancë subvencionet dhe borxhin publik. Ne vëmë theksin që vendi menjëherë duhet të ktheje sytë nga arsimi dhe të investojë sa më shumë në këtë drejtim”.

Banka Botërore iu përgjigj edhe pyetjeve në lidhje me fashën 800 Kw që pritet implementohet si dhe për Bordet e Transparencës

“Në një periudhë afatshkurta janë në rregull, por në afatgjatë, nëse vazhdojnë të qëndrojnë atëherë shtrembërojnë tregun. Sa i përket fashash, mendojmë se është diçka pozitive në aspektin që shpërndan kostot dhe nuk e lë barrën të gjithën tek qeveria”.

Sipas institucionet ndërkombëtar, Shqipëria duhet të bëjë shumë kujdes me buxhetin e vitit të ardhshëm, pasi borxhi publik është në nivele të larta. Financimi i tij me eurobonde dhe interesa të tjera bëhet edhe më i vështirë në kushtet kur normat e interesit po rriten me shpejtësi në tregjet ndërkombëtare.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed