I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Bislim Ahmetaj pedagog në UAMD ka folur për vajin e ullirit në Shqipëri, mungesën e mbështetjes ndaj fermerëve dhe mos ndërveprimin e politikave të duhura ndaj ketij sektori.
“Vaji i ullirit plotëson 3% të nevojave të botës dhe është i kërkuar, për shkak të kultivimit të tij në një zonë të caktuar dhe Shqipëria është një vend luksi që e prodhon këtë produkt. Ne kemi pas prodhuar pak vaj ulliri, ka qenë mall luksi dhe për ne, siç është për Kinën apo Indinë, deri në vitet e fundit. Është rritur prodhimi dhe ministrja e Bujqësisë Frida Krifca e sheh si problem për fermerët. Ka qenë një politikë e ndërtuar në vitin 2005, një program ndër më dinamikët për zhvillimin e bujqësisë në Shqipëri. Aksioni i veprimit për mbjelljen e 20 milionë rrënjëve ullinj. Për qarkun e Beratit janë mbjellur për 8 vite aq sa janë mbjellur për 500 vite, pra që në kohën e Skëndërbeut në qarkun që e zhvillon më shumë këtë kulturë. 12 milionë rrënjë është arritur në këto 10 vite dhe nuk është e pamundur përpunimi i tyre, pasi hyn teknologjia. Fatkeqësi që ne nuk përputhim standardet, një njeri që ka ndërtuar fabrikë vaji nuk ka asnjë aftësi për ta përdorur atë teknologji, pranon të gjitha llojet e variateteve të ullirit, prodhon një vaj shumë të mirë për t’u konsumuar, por jo standard për eksport”-tha Bislim Ahmetaj.
Qendra Alert/Alert.al
LEAVE A COMMENT