Menu

Buxheti “antikrizë”, 30 miliardë € për të përballuar çmimet e larta të energjisë

Qeveria e re në Itali pritet të miratojë një buxhet prej 30 miliardë euro për vitin e ardhshëm, të përqendruar kryesisht në frenimin e ndikimit të çmimeve të larta të energjisë, duke shtyrë në kohë disa nga premtimet e saj më të shpeshta gjatë fushatës elektorale. Kriza e vazhdueshme energjetike, shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës, ka bërë të qartë se kryeministrja Giorgia Meloni dhe aleatët e saj nuk do të jenë në gjendje të përmbushin premtimet e tyre më të bujshme, përfshirë këtu një ulje të shpejtë të taksave. Në një intervistë për mediat vendase, ministri i industrisë Urso, u shpreh se qeveria nuk është në gjendje të bëjë gjithcka menjëherë pasi përpjekjet e kaluara kanë treguar se një gjë e tillë përfundon në katastrofë.

Kryeministrja Meloni u shpreh se afërsisht 2/3 e buxhetit do të përdoren për të ndihmuar kompanitë dhe familjet që të përballen me faturat rekord të gazit dhe energjisë elektrike. Një vendim i tillë vjen pas 75 miliardë eurove të shpenzuara në vitin 2022 për të përballuar rritjen e çmimeve të energjisë. Qeveria këtë muaj çoi objektivin e deficitit për 2023-shin në 4.5% të prodhimit të brendshëm bruto nga një parashikim prej 3.4% i bërë nga qeveria e mëparshme e ish kryeministrit Mario Draghi. Ministrat italianë shprehen se do të jenë të kujdesshëm dhe do të shmangin gabimet buxhetore që rrëzuan nga posti ish kryeministren e Britanisë, Liz Truss.

Si përfundim, premetimet gjatë fushatës së partisë së ekstremit të djathtë “Lega” për një reformë bujare të sistemit të pensioneve, janë vonuar dhe ndërkohë që buxheti do të përfshijë një ulje të barrës tatimore mbi punën, ulja e taksave mbi të ardhurat në shkallë të gjerë janë përjashtuar. Në një përpjekje për të ndihmuar familhet që të përballen me inflacionin rekord, i cili sipas indeksit të harmonizuar me Bashkimin Europian është në nivelin 12.6%, ekzekutivi italian po shqyrton eliminimin e taksës së shitjes për prodhimet thelbësore si qumështi dhe buka. Rreth 3 miliard euro, që do të jenë pjesë e buxhetit pritet të mblidhen nëpërmjet mjë takse të përkohshme mbi fitimet e kompanive të energjisë që kanë përfituar nga cmimet e larta të naftës dhe gazit. (Scan tv)

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed