I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Ervin Resuli ekspert i blegtorisë dhe bujqësisë foli për situatën e çmimeve në treg dhe faktorët që kanë ndikuar nga prodhimi deri tek konsumatori.
“Ajo që ka ndodhur me prodhuesit vendor, fashën e fermerëve dhe blegtorëve është fakti se gjatë pandemisë dhe pas pandemisë nuk ka patur një vëmëndje të shtuar për këtë sektor. Në Kosovë gjatë periudhës dhe pas pandemisë patëm një dyfishim të subvencionimeve, ndërsa në Shqipëri nuk ndodhi. Po ashtu, gjatë luftës në Ukrainë, Maqedonia e Veriut “ngrin” çmimet e produkteve bazë dhe prodhuesit vendor i ndihmoi duke iu hequr taksat e karburanteve, uli TVSh etj. Përveç mbështetjes së drejtpërdrejtë kishte edhe iniciativa të ndryshme ligjore që ua bënin më të lehtë përballjen me krizën botërore. Në Shqipëri nuk ndodhi dhe ne po vuajmë pasojat e tyre. Një sektor që nuk u mbështet në 3 vitet e krizës, nga 2020-2022 është normale që të mos kesh një ulje të çmimeve tani. Nëse do ketë ulje të çmimeve në treg nga prodhuesit vendor atëherë jemi në prag të falimentit. Jemi përballë një iniciative të qeverisë për rritjen e pagave, me çfarë do t’i rrisim pagat, në kohën kur fuqia blerëse në Shqipëri po pëson një rënie dita-ditës. Jemi në një lloj handikapi që nevojitet ndërhyrja nga lart për ta zgjidhur, në të kundërt do përpëlitemi në të bërit biznes apo zhvilimin e ekonomisë. Sot, blegtoria konsumon silazhin, jonxhën me çmime që ka mbjellur 1 vit më përpara, impakti se kur mund të lëvizë çmimi i qumështit është periudha shtator-tetor, kur hyjnë produktet e reja që janë mbjellë, trajtuar me çmimet e reja. Është harku kohor kur blegtoria reagon. Çmimet e frutave dhe perimeve të serave, sistemin e ngrohjes e kanë jofunksional, duke bërë që tregun shqiptar “ta mbysë” importi. Brenda 1 muaji do kemi problem me shitjen e prodhimeve, luleshtrydhja është afër çmimet të kostos së prodhimit”-tha Ervin Resuli.
Qendra Alert/Alert.al
LEAVE A COMMENT