Menu

Dr. Arqile Mato agronom: Ka interes në rritje për kultivimin e grurit

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Dr. Arqile Mato agronom deklaroi se në zonën e Korçës, ku ai është vetë në terren tha se ka një interes në rritje për kultivimin e grurit edhe pse çmimet këtë vit janë më të larta.

“Jam çdo ditë në terren, në Korçë kam parë që ka interes në rritje dhe kjo duket në sipërfaqen e tokës së punuar. Në Korçë gruri mbillet më herët se në zona të tjera dhe ky interes pothujse është në të gjithë vendin. Tokat po punohen, njerëzit kanë interes ta mbjellin, çmimet ishin këtë vit më të larta, të disfavorshme kanë qenë çmimi i plehrave, grupi i plehrave që përdoren në bujqësi sot lëviz me 6-12 mijë lekë, relativisht më i lartë çmimi se 1 vit më parë. Përsa i takon farave, ka interes vit pas viti nga fermerët për fara të reja të grurit, të prodhuara nga vendet e BE, synohet të merren fara gruri të qëndrueshme ndaj sëmundjeve që hasen në Shqipëri. Pra, fara gruri me cikël të hershëm që i japin mundësi fermerëve që gruri të mbledhë kokrra para se të fillojnë temperaturat e larta, pasi ndryshimet klimaterike kanë sjellë penalizime nga temperaturat e larta në grurë. Shikohet ndaj variateteve me cikël të hershëm. Sivjet ka një interes në dukje më të lartë për fara dhe plehrat për grurin, duket se tregu shqiptar është i përgatitur për ta përballuar këtë situatë. Furnizimi me fara gruri nga importi është i lartë, furnizimi me plehra ka rritje të çmimit, por sasia është e mjaftueshme që të përballohet një fushatë e mbjelljes së grurit”-tha Arqile Mato.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed