Menu

Dr. Oneida Kycyk: Shqipëria prodhim të lartë të vajit të ullirit, kushtet në të cilat duhet ruajtur

E ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Dr. Oneida Kycyk, pedagoge e bioteknologjisë ushqimore në UBT foli për prodhimin e vajit të ullirit në Shqipëri, ndikimin e kushteve klimaterike në cilësinë e tij dhe dha disa këshilla se si duhet të ruhet ky produkt i rëndësishëm për shëndetin e njeriut.

“Spanja mban peshën më të madhe të prodhimit të vajit të ullirit dhe këtë vit kanë më pak prodhim dhe cilësinë jo shumë të mirë. Pasi e kanë vënë re se cilësia e vajit të ullirit ka rënie në krahasim me vitet e mëparshme, pasi kanë ndikuar kushtet klimaterike. Ne duhet të marrim masa për të ngritur produktet tona shqiptare. Ne kemi fat që kemi vajin e ullirit, këtë kulturë shekullore. Nuk njihet cilësia e këtij vaji që po tregtohet dhe kushtet e ruajtjes së vajit nuk janë të përshtatshme, pasi nuk mund të mbahet në bidona. Mos i lini hapur bidonat e vajit të ullirit për të larguar aciditetin, pasi ndodh e kundërta vetëm e shtoni sepse oksigjeni prish cilësinë e vajit të ullirit. Mbajeni në kushte pa lagështirë, me temperaturë të ulet, mbyllini tapat pasi po konsumoni vaj ulliri që është shumë i rëndësishëm për shëndetin. Duhet të konsumojmë vaj ulliri, nuk kemi pse të gatuajmë më vajra të tjera vegjetal, kur ne kemi prodhim dhe çmimi i vajit është njësoj”-deklaroi Dr. Oneida Kycyk.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed