Menu

E.Go Mobile, kompania gjermane e makinave elektrike, pronë e familes Destani, fabrikë 150 milionë euro që në fazën e parë edhe në Tetovë

Kompania gjermane “e.GO Mobile” ndërton në Tetovë fabrikë për prodhimin e automjeteve elektrike
“e.GO Mobile” është kompani gjermane për prodhimin e automjeteve elektrike me seli në Gjermani. Kjo kompani këtë të shtunë, më 13 gusht, hedh gurthemelin e fabrikës që do të ndërtohet në Zonën e Lirë në Tetovë. “e.GO Mobile” është njëra nga firmat e Grupit të bizneseve të familjes së Lazim Destanit.


Ndërtimi i fabrikës në Tetovë kap investim vetem per fazën e parë, mbi 150 milion euro si dhe do të ketë mbi dy mijë të punësuar. Tashmë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut është miratuar dhe nënshkrimi i marrëveshjes mes “e.GO Mobile” dhe Qeverisë së vendit.
“e.GO” është prodhues i automjeteve elektrike inovative dhe zgjidhjeve të prodhimit. Filozofia e këtij prodhuesi është inovacioni me prakticitet dhe qëllim. “e.GO Mobile” zhvillon platformë unike të automjeteve elektrike me bateri (e.) si dhe sistem prodhimi revolucionar që paraqet risi në prodhimin e automjeteve elektrike. Fillon me zgjedhjen e materialit të qëndrueshëm dhe të ripërdorshëm në produktet e veta deri te energjia e optimizuar dhe gjurmët mjedisore. Duke përdorur teknologjinë e decentralizuar të prodhimit, mundëson krijimin e vlerës së shtuar ekonomike lokale duke angazhuar komunitetet, duke zhvilluar talentë dhe duke siguruar burime në nivel lokal. Produktet unike dhe shërbimet e “e.GO Mobile” janë krijuar për të ndihmuar qytetet dhe banorët e tyre të ndryshojnë për të mirë mënyrën se si lëvizin.
Kjo fabrikë në fazën e parë të punës do të prodhojë makina elektrike të vogla ndërsa pastaj do ta zgjerojë gamën e llojshmërisë së produkteve, përfshirë edhe autobusë elektrikë. Ndërtimi i fabrikës në Tetovë parashikohet të zgjasë rreth një vit e gjysëm.

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed