Menu

Ervin Resuli: Problematikat me Skemën Kombëtare, të rishikohet buxheti!

Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, eksperti për blegtorinë dhe bujqësinë Ervin Resuli foli për Skemën Kombëtare, sa të mbështetur janë fermerët dhe blegtorët në Shqipëri krahasuar edhe me vendet e rajonit.

“Skema Kombëtare është një nga motorët që pritet të japë iniciativën e saj, sa i përket fermerëve kryesisht të vegjël dhe të mesëm, për të qenë të aftë për të përfituar edhe nga fondet e IPARD. Shqipëria prej vitesh, hera-herës e kemi ngritur zërin se buxheti i Skemës Kombëtare duhet të rishikohet në aspektin e nevojave që fermerët dhe blegtorët kanë në Shqipëri. Ky buxhet gjatë gjithë këtyre viteve nuk ka qenë i mjaftueshëm. Kemi hasur fermerë që edhe pse kanë patur dokumentacion të rregullt nuk janë bërë fitues të fondeve, për arsye se buxheti ka mbaruar dhe nuk kanë arritur t’i disbursojnë. Kjo është një ndër problematikat e Ministrisë së Bujqësisë. Duhet të rialokohen këta fermerë që kanë dokumentacionet e rregullta në fondit pasardhës, si Kosova që në fakt e kryen këtë procedurë. Skema Kombëtare është edhe një mekanizëm i mirë për të formalizuar ekonominë, e cila ka një shkallë të lartë informaliteti. Do ishte kjo skemë që do tërhiqte fermerët drejt formalizimit. Skema Kombëtare është një mekanizëm për të patur një sektor sa më në kontroll nga shteti”-deklaroi Ervin Resuli.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed