Menu

Foto / Video – Prezantohet në Berlin makina elektrike gjermane, pronë e familjes Destani. ND Group e Nazif Destanit, tashmë dhe në industrinë e automobilizmit

BERLIN – Familjes Destani nga Tetova e Maqedonisë së Veriut i shtohet dhe një tjetër kompani në mes te markave të njohura si Ecolog International apo EcoCare, pjesë e ND Group. “Next e.GO Mobile” është kompania më e re e familjes së Lazim Destanit, e cila dy ditë më parë ka prezantuar në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, veturat e para elektrike. Megjithëse “E.Go” prej disa kohësh kishte hapur sallonin e parë në Dyseldorf, zyrtarizimi i markës në pronësi të miliarderit Nazif Destani, djali i Lazim Destanit, dhe prezantimi zyrtar është bërë dy ditë më parë.

Në praninë e e mediave gjermane dhe shumë personazheve të njohura të botës së artit e kulturës, u zhvillua ceremonia e prezantimit në makinës “e.GO”, ku padyshim spikati futbollisti i njohur braziljan, Neymar, i cili është dhe imazhi zyrtar për vitin 2022 i këtij modeli. Kompania Next.e.GO Mobile SE, prodhuesi gjerman i automjeteve elektrike, ka njoftuar se, ka nënshkruar një partneritet global me NR Sports, përgjegjës për menaxhimin e futbollistit Neymar Jr, ambasador i modelit të quajtur “e.wave X” për vitin 2022.

Grupi ND dhe familja shqiptare Destani hynë në industrinë e makinave elektrike në vitin 2020 ngë Gjermani dhe për një kohë mjaft të shkurtër zgjeruan investimet e prodhimin, çelën sallonin e automjeteve, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me shtete të ndryshme anëtare të BE-së për të investuar dhe zgjeruar kapacitetet e tyre të prodhimit të makinave elektrike, ku do ndërtohen fabrikat qindra milionë euroshe, ndërsa tani e prezantuan zyrtarisht produktin e tyre më të ri.
Duke qenë se Grupi ND është kurdoherë në vijën e parë përsa i përket përshtatjes me nevojat e tregjeve dhe të konsumatorëve, duket se bëri që të futet dhe në industrinë e makinave elektrike, e cila janë e ardhmja e afërt.
Grupi ND, me kompanitë e saj Ecolog, EcoCare, Next e.GO Mobile e shumë të tjera të shtrira në gjithë botën, janë pronë e familjes së filantropit dhe biznesmenit të njohur Lazim Destani, i njohur për bamirësitë e tij, për ndihmat për shqiptarët në trojet tona, si dhe një ndër aktivistët më të mëdhenj në çështjeve kombëtare dhe shqiptare.
Prezantimi zyrtar i makinës elektrike pronë e familjes së tij, nuk mund t’i shpëtonte as vetë Z.Destani, i cili padyshim s’kishte si të mos shprehte kënaqësinë e tij për këtë arritje të bizneseve të familjes së tij.

Një prezantim të detajuar të kompanisë dhe modelet e makinave, mund t’i gjeni dhe në linkun e mëposhtëm, që është dhe faqja zyrtare.
https://www.e-go-mobile.com/en

Alert.al

 

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed