Menu

ISHTI kontrolle në terren, 940 mijë lekë gjoba vetëm në nëntor

Temperaturat në vendin tonë kanë rënë dhe rritja e inflacionit në grupmallra të domosdoshme për shportën familjare ka pasur ndikim në frenimin e konsumit. Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial bën me dije se në muajin nëntor ka gjobitur 13 subjekte, ku shumica nuk kanë përmbushur kushtet për tregtimin e lëndëve djegëse (gaz).

Sipas ISHTI, fokusi i kontrolleve të kryera ishte zbatimi i dispozitave të ligjit nr.8450 datë 24.02.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, ligji nr.32/2016 datë 24.03.2016 “Për garantimin e sigurisë së punës së pajisjeve/instalimeve nën presion” si dhe VKM nr.212, datë 16.03.2016 “Për përcaktimin e kushteve dhe të rregullave teknike për përpunimin e bombolave të mbushura me gaz të lëngshëm të naftës (GLN)” dhe ligji nr. 8734, datë 01.02.2001 “Për garantimin e sigurisë se punës te pajisjeve dhe instalimeve elektrike”, i ndryshuar.

Nga inspektimet e bëra nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial nga komisioni i mbajtur në muajin Nëntor 2022 janë ndëshkuar administrativisht me gjobë 13 subjekte, në total 940 mijë lek.

Inspektimet e ushtruara mësohet se janë kryer në subjektet e tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse, pajisjeve nën presion dhe instalimeve elektrike

Nga inspektimet e bëra nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial për periudhën nëntor 2022 janë ndëshkuar administrativisht me gjobë 13 subjekte. Vlera totale e gjobës ka arritur në 940 mijë lekë. Nga këto subjekte, dhjetë prej tyre kanë shkelur nenin 1 të ligjit nr. 8450, datë 24.02.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre”, që sipas ISHTI nuk kanë zbatuar normën e transportimit dhe tregtimit të gazit.

Inspektorati Shtetëror Teknik Industrial është institucioni që ka tagrin të kontrollojë subjekte që operojnë në sektorë të ndryshëm dhe që preken nga disa ligje dhe akte nënligjore si ai për “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, ligji nr.32/2016 datë 24.03.2016 “Për garantimin e sigurisë së punës së pajisjeve/instalimeve nën presion” si dhe VKM nr.212, datë 16.03.2016 “Për përcaktimin e kushteve dhe të rregullave teknike për përpunimin e bombolave të mbushura me gaz të lëngshëm të naftës (GLN)” dhe ligji nr. 8734, datë 01.02.2001 “Për garantimin e sigurisë se punës te pajisjeve dhe instalimeve elektrike”, i ndryshuar. (Monitor)

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed