Menu

Ja kur pritet që çmimet të “kapërcejnë” krizën ekonomike

Pas rritjes së çmimeve për shkak të luftës në Ukrainë, kostot e jetesës për qytetarët shqiptarë pritet të shkojnë sërish në nivele normale në fund të këtij viti. Në dokumentin e  kuadrit makroekonomik fiskal 2024-2026, parashikohet që ky vit do të mbyllet me një inflacion në 3 %, ku në konsideratë merret skenari më optimist.

“Presionet  inflacioniste  parashikohet  të  zbuten  në  periudhën  afatmesme.  Me  shuarjen  e  efektit  të bazës  në  normën  e  inflacionit,  duke  supozuar  se  nuk  do  të  ketë  një  goditje  tjetër  të  qenësishme  në ofertën globale të mallrave bazë, si dhe në reflektim të tkurrjes  së të ardhurave reale të disponueshme dhe  shtrëngimit  domethënës  të  kushteve  financiare,  të  cilat  do  të  ushtrojnë  një  presion  frenues  të kërkesës agregate, në skenarin bazë parashikohet (supozohet) se inflacioni do të rikthehet gradualisht drejt  targetit  të  tij  prej  3%  në  fund  të  vitit  2023  dhe  do të qëndrojë  rreth këtij  niveli  për  periudhën afatmesme 2024–2026”, thuhet në dokument.

Ndërkohë po të marrim në analizë se çfarë ka ndodhur në vitin 2022, rezulton se sipas shifrave të INSTAT, muaji dhjetor u mbyll me një nivel inflacioni në  7.4 % ndërsa mesatarja vjetore fiksohet në rreth 6.7 për qind.

Niveli më i lartë i inflacionit është regjistruar në muajin Tetor me 8.3 për qind dhe më pas ka nisur një tendencë rënëse. Por duke marrë në konsideratë faktin se Shqipëria varet në mënyrë të konsiderueshme nga importi dhe luhatjet në tregjet ndërkombëtare, pavarësisht politikave monetare vendase, rikthimi në kushtet e parakrizës duket paksa e vështirë. (Scan)

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed